Thanas-1-203x300

Dr. Stavri J. DAJO

Pata rastin të lexoj librin e Thanas Medit “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”, që u laurua me Çmimin Kombëtar të Letërsisë 2013. Librin e lexova jo nga kërshëria e çmimit, porse ngase është romani i parë që trajton një komunitet i cili deri më sot mbetet mister për shoqërinë civile shqiptare, pa identitet, pa përkatësi, pa gjuhë të institucionalizuar. Në disa raste dhe të përfolur.
Dhe u befasova si nga vlerat njohëse, ashtu dhe nga brendia estetike e tij. Libri gjithashtu më ka befasuar me karakteret e gjallë, (në shumë raste të kujtojnë prozën e Mitrush Kutelit) me gjuhën e pasur dhe me stilin elegant. Për gjithkënd ky komunitet i mistershëm ishte një bashkësi bukolikësh romantikë që jetonin në një mjedis pa vese dhe ligësi, në një “Tokë të Premtuar”, larg qytetërimit zhurmëmadh të botës së degraduar moderne. Por në roman ndërthuren të gjitha cilësitë që kanë stigmatizuar shoqërinë njerëzore që në krye të herës: dashuria dhe urrejtja, mirësia dhe ligësia, xhelozia dhe shpirti i dëlirë, gënjeshtra dhe e vërteta, pabesia, tradhtia që zënë fill nga shoqëria parake dhe shoqërojnë njeriun deri në ditët tona.
Pavarësisht se bëhet fjalë për një vepër artistike, autori na jep të dhëna me vlerë historike, një kuadër historik krejt të panjohur të shpirtit të njerëzor të vllahëve, duke shpërndarë mitet dhe tisin e mjegullës që qëndron mbi ta, të dhëna për protagonistët e Voskopojës që zënë fill nga një “grusht kasollesh me kashtë”, por që më vonë u shndërrua në një qytet të zhvilluar, me institucione kishtare dhe manastire mesjetare, shkolla, akademi dhe një shtypshkronjë, e para e Perandorisë Osmane në gjuhën greke, me tregtarë, bankierë, arkitektë, dijetarë të zotë, që lanë emër të madh në histori dhe që rrëzojnë enigmën e një populli nomad, pa din e pa iman.
Më bëri përshtypjeje gjuha pasur, e puna, mjeshtërore e autorit, dialogu i gjallë, i personazheve, fjala bindëse e tij dhe mungesa totale e artificeve.
Plotësisht i merituar çmimi i marrë!

Από tech-support

Αφήστε μια απάντηση

Η ηλ. διεύθυνση σας δεν δημοσιεύεται. Τα υποχρεωτικά πεδία σημειώνονται με *