Me sukses u kurorëzua pjesëmarrja e Shtëpisë Botuese Literatus në Ekspozitën Ndërkombëtare të librit në Thessaloniki, (11-14 maj 2017). Drejtori i Shtëpisë Botuese dr. Stavri Dajo mori pjesë në dy panele ku foli përkatësisht për letërsinë greke të përkthyer në shqip, vështrim bibliografik, ndërsa në takimin tjetër, u referua për përmasat përkthimore të veprës letrare të Nikos Kazantzakit në Ballkan, i inkuadruar nga përkthyes të tjerë të Kazantzakit: Michaela Prinziger (Gjermani), Ismini Radulovic (Serbi), Irena Gavranovic Luksic (Kroaci). Në aktivitet u vu në dukje se Kazantzaki, Orhan Pambuk Ismail Kadare dhe Ivo Andric janë katër autorët ballkanikë më të përkthyer në botë. Në aktivitet ishte e pranishme dhe konsulli i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Thessaloniki, Pavlina Ylli, e cila vlerësoi punën pasiononte të studiuesit Stavri Dajo në transplantimin e vlerave shpirtërore midis dy popujve tanë. Zonja Ylli ka përkrahur nismat që kanë si qëllim bashkëjetesën paqësore midis popujve të Ballkanit dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës.

 

Από tech-support

Αφήστε μια απάντηση

Η ηλ. διεύθυνση σας δεν δημοσιεύεται. Τα υποχρεωτικά πεδία σημειώνονται με *