{"id":1859,"date":"2026-07-19T17:22:34","date_gmt":"2026-07-19T14:22:34","guid":{"rendered":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859"},"modified":"2026-07-19T17:31:32","modified_gmt":"2026-07-19T14:31:32","slug":"christos-christovasilis","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859","title":{"rendered":"CHRISTOS CHRISTOVASILIS: V\u00ebllam\u00ebrija"},"content":{"rendered":"\n<p>Tregim<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-gallery has-nested-images columns-default is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><\/figure>\n\n\n\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen kishim fest\u00ebn e Sh\u00ebngjergjit: T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi ishim t\u00eb g\u00ebzuar, e para e pun\u00ebs pse Kalor\u00ebsi shenjtor ishte mbrojt\u00ebsi i familjes s\u2019on\u00eb; e dyta pse t\u00eb t\u00ebr\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e bujq\u00ebrit na kishin dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn se do t\u00eb rinin tek ne edhe gjat\u00eb stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs e k\u00ebshtu nuk \u00e7qet\u00ebsoheshim as nuk mendonim m\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb tjer\u00eb si na ngjante kjo zakonisht n\u00eb koh\u00ebn e Sh\u00ebnmitrit dhe t\u00eb Sh\u00ebngjergjit. Por g\u00ebzimi i yn\u00eb m\u00eb i math ishte se prisnim t\u00eb na vinin n\u00eb gosti shqiptar\u00eb, miqt t\u00eb babajt, p\u00ebr t\u00eb forcuar miq\u00ebsin\u00eb e vjet\u00ebr me v\u00ebllam\u00ebri t\u00eb reja.<\/p>\n\n\n\n<p>Prisnim pra t\u00eb na vinin vllam\u00ebrit e babajt, Jashar Agaj nga Vashareni me t\u00eb birin Fejzi, Sulejman Marini nga Libohova me t\u00eb birin Myrto, Jashar Boxhini nga katundi Buxha me t\u00eb birin Tafil, Abdyl bej Selimi nga Delvina me t\u00eb birin Memo, edhe Abdyl Demo nga Filati me t\u00eb birin Xhafer, \u2013 t\u00eb gjith\u00eb burra t\u00eb bes\u00ebs e t\u00eb nderit, pa z\u00ebn\u00eb n\u00eb goj\u00eb trim\u00ebrin\u00eb dhe fisnik\u00ebrin\u00eb e tyre. Shkaku q\u00eb na vinin n\u00eb gosti k\u00ebta shqiptar\u00eb t\u00eb \u00e7quar me djemt e tyre n\u2019at\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar, ishte pse t\u00eb t\u00ebr\u00eb ishin takuar me t\u2019im at para Pashk\u00ebvet n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe kishin hedhur n\u00eb llotari se n\u00eb cil\u00ebn sht\u00ebpi do t\u00eb mblidheshin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb v\u00ebllam\u00ebri t\u00eb reja. Shorti na kishte r\u00ebn\u00eb neve.<\/p>\n\n\n\n<p>Porsa u-kthye babaj nga kisha, porositi t\u2019i d\u00ebrgonin nga stani dy shqerka edhe dy kecka nga m\u00eb t\u00eb majmet: t\u00eb parat p\u00ebr gjell\u00ebrat dhe t\u00eb dytat p\u00ebr t\u2019i pjekur n\u00eb hell. Ve\u00e7 k\u00ebsaj ay porositi q\u00eb t\u2019i sillnin edhe qum\u00ebsht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb djath\u00eb taze edhe t\u00eb gatuante n\u00ebna qum\u00ebshtor\u00eb edhe \u00ebmb\u00eblsira t\u00eb ndryshme sa m\u00eb tep\u00ebr. Prind\u00ebrit mendonin t\u00eb kishin n\u00eb sofr\u00eb gjell\u00ebra t\u00eb shumta, sepse, ve\u00e7 miqvet, bashk\u00eb me ne do t\u00eb hanin at\u00eb dit\u00eb edhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e sht\u00ebpis pas zakonit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb st\u00ebrgjyshervet.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjer sa t\u2019i mbaronte babaj se theruri dhe se rrjepuri shqerkat e keckat (ay kishte nj\u00eb shkatht\u00ebsi t\u00eb \u00e7uditshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb: mbrenda nj\u00eb ore mund t\u00eb therrte dhjet\u00eb desh), miqt\u00eb shqiptar\u00eb ja mbrrit\u00ebn, disa hipur mbi kuaj me shala t\u00eb q\u00ebndisura p\u00ebr bukuri, t\u00eb tjer\u00eb mbi mushka t\u00eb reja, t\u2019 ushqyera mir\u00eb e ishin aq\u00eb t\u00eb hij\u00ebshme sa q\u00eb s\u2019i largonim dot syt\u00eb. N\u00ebna dhe un\u00eb bashk\u00eb me sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt ishim t\u00eb par\u00ebt q\u00eb u tham\u00eb mir\u00ebseardhjen edhe me nderime t\u00eb posa\u00e7me i shpum\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e madhe. K\u00ebt\u00eb i kishim shtruar me qilima t\u00eb kushtuara t\u00eb sjellura nga im at prej Pergamit t\u2019 Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb un\u00eb kam qen\u00eb nj\u2019a shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7ar, i sh\u00ebndosh\u00eb dhe i paisur me dituri t\u00eb mjaftuar n\u00eb krahasim me k\u00ebto an\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb pazhvilluara, si ishin at\u00ebhere. Edhe djemt e miqve t\u2019on\u00eb nuk ishin m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl se un\u00eb, por n\u00eb krahasim me mua ata ishin t\u00eb paditur: dinin vet\u00ebm t\u00eb k\u00ebndonin dhe t\u00eb shkruanin edhe pak arithmetik\u00eb n\u00eb greqishten. Un\u00eb gadi kisha mbaruar gjimnazin edhe dinja fr\u00ebngjisht, \u00ebnglisht dhe turqisht. Miqt e rinj ishin t\u00eb veshur me rrobe shajaku krejt t\u00eb bardha, me qeleshe t\u00eb bardha mbi krye, t\u00eb mbathur me opinga qoseleje t\u00eb kuqe dhe me nj\u00eb bres t\u00eb kuq p\u00ebrmezi. Mbi k\u00ebt\u00eb brez mbanin nga nj\u00eb \u00e7ifte revolesh t\u2019 \u00ebrgjenda. P\u00ebrsip\u00ebr brezit t\u00eb kuq thurej nj\u00eb ryp l\u00ebkure q\u00eb mbaronte me dy toka t\u2019 \u00ebrgjenda e shum\u00eb t\u00eb bukura dhe p\u00ebran\u00ebsh vareshin paloska t\u00eb punuara me shije t\u00eb madhe e t\u00eb lara n\u2019 ar. Un\u00eb isha i veshur thjesht\u00eb me rrobe qytetari e midis atyre dukesha si dhija midis dhenjvet.<\/p>\n\n\n\n<p>Deri sa pa ardhur im at, miqt\u00eb m\u00eb pyetn\u00eb p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra, sidomos p\u00ebr politik\u00eb edhe mahniteshin me p\u00ebrgjigjet aq shum\u00eb t\u00eb peshuara q\u00eb ua jepte nj\u00eb djalth, q\u00eb s\u2019i ishin djersitur as mustaqet. Ja mrijti dhe babaj: ay u p\u00ebrqafua me miqt\u00eb edhe nj\u00eb nga nj\u00eb si prind i puthi t\u00eb rinjt\u00eb. Pastaj un\u00eb i mora t\u00eb pes\u2019 djemt\u00eb, kaluam p\u00ebrmes fshatit dhe u-ndalm\u00eb te kisha, ku kishte pem\u00eb t\u00eb m\u00ebdha arre me hijeshira t\u00eb gj\u00ebra. K\u00ebtu u-njojta m\u00eb mir\u00eb me k\u00ebta t\u00eb rinj, q\u00eb ishin edukuar mjaft mir\u00eb pas traditavet t\u00eb tyre t\u00eb shenjta familjare. I t\u00ebr\u00eb kuvendimi u-suall rreth ndodhinash heroike, t\u00eb cilat mua nuk m\u00eb ngjallnin asnj\u00eb interes\u00eb. P\u00ebrkundrazi, miqt\u00eb e mij habiteshin p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb t\u2019ime, kur u tregova si kemi zbuluar nj\u00eb nat\u00eb dhjet\u00eb hajdut\u00eb, q\u00eb msyjt\u00ebn stanet p\u00ebr t\u00eb vjedhur delet e se si i kemi ndjekur n\u2019 err\u00ebsir\u00eb p\u00ebrmes pyllit m\u2019at\u00eb an\u00eb t\u00eb lumit ose se si kisha vrar\u00eb nj\u00eb ujk t\u00eb t\u00ebrbuar, q\u00eb ishte hedhur mbi mua e t\u00eb tjera ngjarjesh t\u00eb tilla. Mandej shtim\u00eb n\u00eb nishan, sprovoheshim n\u00eb t\u00eb k\u00ebrcyer n\u00eb tri hapa edhe hidhnim gurr\u00eb. N\u00eb t\u00eb trija sprovimet nuk mbetesha prapa. At\u00ebher\u00eb njeri prej tyre, Tafil Boxhi, m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Oj trim! T\u00eb lutem hidhi k\u00ebto rrobe allafr\u00ebnga edhe vishi poturet e bardha gege, sepse nuk mund t\u00eb shikoj t\u00eb veshur k\u00ebshtu. A di, bre, se \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat\u00eb, nj\u00eb trim si ty t\u00eb vishet ashtu si nj\u00eb djall i zi!<\/p>\n\n\n\n<p>E kuptova edhe un\u00eb se midis tyre un\u00eb s\u2019kisha asnj\u00eb hije me at\u00eb veshje; u-ktheva n\u00eb sht\u00ebpi edhe me nj\u00eb her\u00eb vesha rrobet shqiptar\u00e7e, t\u00eb bardha si bora. Miqt e mij u-k\u00ebnaq\u00ebn shum\u00eb. Pas pak shtuam sofr\u00ebn t\u00eb pasur me gjell\u00ebra edhe me pije. Pas buke mori fjal\u00ebn Jashaj Agaj, si m\u00eb plaku i t\u00eb gjith\u00ebvet, edhe tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Et\u00ebrit t\u2019on\u00eb ishin miq t\u00eb betuar me gjakun e tyre, prandaj edhe miq\u00ebsia e tyre na u la ne amanet dhe u betuam p\u00ebrpara tyre me gjakun t\u2019on\u00eb se do t\u00eb rronim si v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Sot pat\u00ebm fatin t\u00eb shohim bijt t\u2019on\u00eb t\u00eb rritur, por duhet t\u2019i shohim q\u00eb t\u00eb betohen p\u00ebrpara nesh me gjakun e tyre se do t\u2019a ruajn\u00eb me \u00e7do therori miq\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrvet&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Ne djemt\u00eb me nj\u00eb her\u00eb u-ngritm\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe kryq\u00ebzuam duart. At\u00ebhere im at na pyeti:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; A betoheni?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po, betohemi! \u2013 u-p\u00ebrgjegjm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb me nj\u00eb z\u00eb. At\u00ebhere Abdyl Demo nxori nga brezi i vet nj\u00eb thik\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb mpreht\u00eb edhe me maj\u00ebn e saj \u00e7poi damarin e dor\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb t\u00eb secilit prej nesh, pik\u00ebrisht aty ku mbyllet b\u00ebrryli nga pjesa e mbrend\u00ebshme: gjaku filloi t\u00eb rrjedh\u00eb edhe bashkohej te nj\u00eb legen i madh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb u b\u00ebm\u00eb vllam\u00ebr. Prind\u00ebrit na puthn\u00eb me radh\u00eb edhe na uruan q\u00eb t\u00eb mbetemi kurdoher\u00eb t\u00eb dlir\u00ebt e t\u00eb dashur. Pastaj u-puthm\u00eb edhe nj\u00ebri me tjetrin, u-puthm\u00eb duart prind\u00ebrvet dhe \u00e7k\u00ebmbyem p\u00ebr kujtim t\u00eb betimit nga nj\u00eb revole.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Gjakun, gjakun! &#8211; thirri n\u00ebna ime.<\/p>\n\n\n\n<p>Jashar Boxhi ia dor\u00ebzoi legenin me gjakun mbrenda: m\u00ebma e mblodhi ashtu si ishte i trash\u00eb dhe i kuq n\u00eb nj\u00eb shami t\u00eb m\u00ebndafsht\u00eb, e lidhi dhe, dyke b\u00ebr\u00eb kryqin, hipi mbi nj\u00eb karekll\u00eb dhe e vendosi shamin\u00eb me gjakun te ikona e Sh\u00ebnm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas betimit ne djemt\u00eb muarm\u00eb pushk\u00ebt edhe duallm\u00eb n\u00eb mes t\u00eb fshatit, u-ulm\u00eb dhe filluam t\u00eb kallzojm\u00eb ndodhira t\u00eb ndryshme. Fjal\u00eb pas fjale Myrtua na pyeti:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; A e dini si b\u00ebheshin dikur k\u00ebto vllam\u00ebri?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; E dij! &#8211; i u-p\u00ebrgjigja un\u00eb. &#8211; B\u00ebheshin dyke kaluar p\u00ebrmes vdekjes.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb tjer\u00ebt nuk m\u00eb kuptuan.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Si kalonin p\u00ebrmes vdekjes? Si b\u00ebheshin dikur? &#8211; pyetn\u00eb disa.<\/p>\n\n\n\n<p>Myrtua ua shpjegoi:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ashtu si u-b\u00ebm\u00eb ne sot vllam\u00ebr, mund t\u00eb b\u00ebhen edhe mulxhinjt\u00eb, madje dhe grat\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Kur d\u00ebgjoi k\u00ebto fjal\u00eb i biri i Abdyl beut, Selimi, u-ngjit e tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; N\u00eb qoft\u00eb se puna qenka k\u00ebshtu, un\u00eb heq dor\u00eb nga vllam\u00ebria e so\u00e7me.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Edhe ne heqim dor\u00eb! \u2013 pohuan t\u00eb kat\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; A doni t\u00eb mbetemi vllam\u00ebr edhe t\u00eb kalojm\u00eb p\u00ebrmes vdekjes? \u2013 i pyeta un\u00eb. &#8211; Por duhet ta dini se nj\u00ebri prej nesh duhet t\u00eb vritet edhe ajo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjall\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta vajtojn\u00eb si vlla.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kush trembet nga vdekja, ay \u00ebsht\u00eb grua, &#8211; shtoi i biri i Jashar Agait, Fejziu.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Merri fjal\u00ebt prapa, &#8211; kund\u00ebrshtova un\u00eb. &#8211; Mos na i posht\u00ebro k\u00ebshtu n\u00ebnat dhe motrat t\u2019ona edhe grat\u00eb, me t\u00eb cilat do t\u00eb martohemi nes\u00ebr pasnes\u00ebr. A e sh\u00ebkon at\u00eb mal atje tej? Para dy vjetve atje n\u00ebna ime me grat\u00eb e tjera t\u00eb k\u00ebtyre fshatrave t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn luftuan me Sulejman Tahirin dhe e mund\u00ebn&#8230; Edhe n\u00ebna jote t\u2019ishte n\u00eb vend t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u2019ime, jam i sigurt\u00eb se do t\u00eb b\u00ebnte po at\u00eb gj\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ke t\u00eb drejt\u00eb! \u2013 tha Fezjiu. \u2013 M\u00eb fal. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se trim\u00ebria nuk njeh burra e gra. K\u00ebng\u00ebrat t\u2019ona popullore jan\u00eb plot me ndodhira heroike t\u00eb kryera nga gra, si p\u00ebr shembull suljotkat, q\u00eb luftuan me Ali Pash\u00ebn e Janin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpresim kuvendimin e nd\u00ebrkryer, Memua i Abdyl bej Selimit tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Pse flisni m\u00eb kot\u00eb? Tham\u00eb se vllam\u00ebrja e so\u00e7me nuk vlen p\u00ebr ne&#8230; kjo \u00ebsht\u00eb e pavend! Ashtu e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb&#8230; A doni vllam\u00ebri burr\u00ebrore dhe heroike, nj\u2019ashtu si na e shpjegoi Myrtua dhe miku tjet\u00ebr? Ejani pra ta b\u00ebjm\u00eb&#8230; Ay q\u00eb nuk don, t\u00eb largohet!&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Mere k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ti p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb ta mbarojm\u00eb sa m\u00eb par\u00eb, \u2013 m\u00eb tha Fejziu. \u2013 Desh\u00ebroj ta pres vdekjen heroikisht, q\u00eb t\u00eb tregoj se nuk m\u00eb trembet syri aspak prej saj.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Mos e ndjell vdekjen, q\u00eb t\u00eb mos i mbyllish syt\u00eb q\u00eb sot e p\u00ebrgjithmon\u00eb! \u2013 e cyti Memua.<\/p>\n\n\n\n<p>Prej sht\u00ebpis\u00eb m\u00eb t\u2019 af\u00ebrme muarm\u00eb nj\u00eb tepsi t\u00eb madhe, mbi at\u00eb vum\u00eb nj\u00eb mangall\u00eb me qymyr t\u00eb ndezur dhe t\u00eb t\u00ebr\u00eb ndejt\u00ebm rreth e p\u00ebrqark. Myrtua vuri revolen e ndezur mbi tepsin\u00eb, e cila rrotullohej nga e majta n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn, nd\u00ebrsa ne ia filluam k\u00ebng\u00ebs, por nj\u00eb k\u00ebnge t\u00eb p\u00ebrmortshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Tepsija rrotullohej si nj\u00eb gurr mulliri, k\u00ebnga vijonte melankolike edhe revolja e tmerr\u00ebshme akoma nuk shkrefte! P\u00ebrnj\u00ebmend kujtuam se Myrtua e kishte v\u00ebn\u00eb mbi zjarr revolen t\u00eb zbrazur, por sa pa na shkuar kjo mir\u00eb nga mendja e ashtu si ishim t\u00eb p\u00ebrqafuar njeri me tjetrin, u d\u00ebgjua nj\u00eb krism\u00eb e frik\u00ebshme: Revolja k\u00ebrceu nga tepsija edhe vdekja me kos\u00ebn e saj, e hipur mbi kal t\u00eb zi q\u00ebndroi p\u00ebrpara meje edhe me maj\u00ebn e kos\u00ebs m\u00eb q\u00eblloi n\u00eb dor\u00ebn e majt\u00eb! Gjaku filloi t\u00eb rjedh\u00eb p\u00ebrmes robevet t\u00eb mija t\u00eb bardha edhe nj\u00eb dhemk\u00eb e madhe ma drodhi t\u00ebr\u00eb trupin. Myrtua me nj\u00eb her\u00eb nxori nga xhepi nj\u00eb shami t\u00eb past\u00ebr, edhe ma lidhi plag\u00ebn, pastaj t\u00eb gjith\u00eb u p\u00ebrqafuam dhe u-puthm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri me dashuri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e u betuam p\u00ebr mbi dor\u00ebn e p\u00ebrgjakur p\u00ebr miq\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Dyke kaluar p\u00ebrmes vdekjes pra u-b\u00ebm\u00eb vllam\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>1916<\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebroi: <strong>P. Begu<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Marr\u00eb nga: Hristovasilis, Hristos, \u2018Vllam\u00ebrija\u2019, <em>Vatra shqiptare<\/em>, 33-34\/1943, kallnor\u2013shkurt, 1943, f. 15-16 .<\/p>\n\n\n\n<p><strong>T\u00eb dh\u00ebna biobibliografike<\/strong><strong>:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk evidentohen shqip\u00ebrime t\u00eb tjera t\u00eb autorit t\u00eb botuara n\u00eb periodikun shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Sh\u00ebnim<\/strong>: Emri i autorit shqiptohet [Khristos Khristovasilis]. Emri i autorit \u00ebsht\u00eb katalogizuar dhe si: Hristos Hristovasilis.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shqip\u00ebrues i vepr\u00ebs s\u00eb autorit \u00ebsht\u00eb:<\/strong> P. Begu [pseudonimi i Sterjo Spasses].<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Emri greqisht<\/strong>: \u03a7\u03c1\u03ae\u03c3\u03c4\u03bf\u03c2 \u03a7\u03c1\u03b7\u03c3\u03c4\u03bf\u03b2\u03b1\u03c3\u03af\u03bb\u03b7\u03c2.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Titulli i origjinalit<\/strong>: \u2018\u039a\u03b9\u2019 \u03cc\u03c0\u03bf\u03b9\u03bf\u03bd \u03b5\u03cd\u03c1\u03b7 \u03bf \u03b8\u03ac\u03bd\u03b1\u03c4\u03bf\u03c2\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p>Christos Chistovasilis (1862-1937), nga Suli i Janin\u00ebs, shkrimtar, gazetar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i let\u00ebrsis\u00eb bukolike, figur\u00eb e njohur e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Epirit. Tregimi \u00ebsht\u00eb botuar me shkurtime. Revista vler\u00ebsonte m\u00eb shum\u00eb subjektin e tregimit t\u00eb shkrimtarit (me tem\u00eb shqiptare), pasi \u201cnovelat e tija nuk kan\u00eb fuqi arti\u201d, v\u00ebrente shprehimisht.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tregim T\u00eb nes\u00ebrmen kishim fest\u00ebn e Sh\u00ebngjergjit: T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi ishim t\u00eb g\u00ebzuar, e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1357,"featured_media":1860,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-1859","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-6"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.0 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>CHRISTOS CHRISTOVASILIS: V\u00ebllam\u00ebrija - Literatus Media<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Christos Chistovasilis (1862-1937), nga Suli i Janin\u00ebs, shkrimtar, gazetar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i let\u00ebrsis\u00eb bukolike, figur\u00eb e njohur e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Epirit. Tregimi \u00ebsht\u00eb botuar me shkurtime. Revista vler\u00ebsonte m\u00eb shum\u00eb subjektin e tregimit t\u00eb shkrimtarit (me tem\u00eb shqiptare), pasi \u201cnovelat e tija nuk kan\u00eb fuqi arti\u201d, v\u00ebrente shprehimisht.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"el_GR\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"CHRISTOS CHRISTOVASILIS: V\u00ebllam\u00ebrija - Literatus Media\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Christos Chistovasilis (1862-1937), nga Suli i Janin\u00ebs, shkrimtar, gazetar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i let\u00ebrsis\u00eb bukolike, figur\u00eb e njohur e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Epirit. Tregimi \u00ebsht\u00eb botuar me shkurtime. Revista vler\u00ebsonte m\u00eb shum\u00eb subjektin e tregimit t\u00eb shkrimtarit (me tem\u00eb shqiptare), pasi \u201cnovelat e tija nuk kan\u00eb fuqi arti\u201d, v\u00ebrente shprehimisht.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Literatus Media\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-07-19T14:22:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-07-19T14:31:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/Christos-Christovasilis-859x1024.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"859\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1024\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Editor\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"\u03a3\u03c5\u03bd\u03c4\u03ac\u03c7\u03b8\u03b7\u03ba\u03b5 \u03b1\u03c0\u03cc\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Editor\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"\u0395\u03ba\u03c4\u03b9\u03bc\u03ce\u03bc\u03b5\u03bd\u03bf\u03c2 \u03c7\u03c1\u03cc\u03bd\u03bf\u03c2 \u03b1\u03bd\u03ac\u03b3\u03bd\u03c9\u03c3\u03b7\u03c2\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 \u03bb\u03b5\u03c0\u03c4\u03ac\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1859#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1859\"},\"author\":{\"name\":\"Editor\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5\"},\"headline\":\"CHRISTOS CHRISTOVASILIS: V\u00ebllam\u00ebrija\",\"datePublished\":\"2026-07-19T14:22:34+00:00\",\"dateModified\":\"2026-07-19T14:31:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1859\"},\"wordCount\":2158,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1859#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/wp-content\\\/uploads\\\/Christos-Christovasilis.png\",\"articleSection\":[\"\u039b\u03bf\u03b3\u03bf\u03c4\u03b5\u03c7\u03bd\u03af\u03b1\"],\"inLanguage\":\"el\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1859#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1859\",\"url\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1859\",\"name\":\"CHRISTOS CHRISTOVASILIS: V\u00ebllam\u00ebrija - Literatus Media\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1859#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1859#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/wp-content\\\/uploads\\\/Christos-Christovasilis.png\",\"datePublished\":\"2026-07-19T14:22:34+00:00\",\"dateModified\":\"2026-07-19T14:31:32+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5\"},\"description\":\"Christos Chistovasilis (1862-1937), nga Suli i Janin\u00ebs, shkrimtar, gazetar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i let\u00ebrsis\u00eb bukolike, figur\u00eb e njohur e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Epirit. Tregimi \u00ebsht\u00eb botuar me shkurtime. Revista vler\u00ebsonte m\u00eb shum\u00eb subjektin e tregimit t\u00eb shkrimtarit (me tem\u00eb shqiptare), pasi \u201cnovelat e tija nuk kan\u00eb fuqi arti\u201d, v\u00ebrente shprehimisht.\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1859#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"el\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1859\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"el\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1859#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/wp-content\\\/uploads\\\/Christos-Christovasilis.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/wp-content\\\/uploads\\\/Christos-Christovasilis.png\",\"width\":1149,\"height\":1369},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1859#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"\u0391\u03c1\u03c7\u03b9\u03ba\u03ae\",\"item\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"CHRISTOS CHRISTOVASILIS: V\u00ebllam\u00ebrija\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/\",\"name\":\"Literatus Media\",\"description\":\"\u039c\u03b5\u03c4\u03b1\u03c6\u03c1\u03ac\u03c3\u03b5\u03b9\u03c2, \u03b5\u03ba\u03b4\u03cc\u03c3\u03b5\u03b9\u03c2 &amp; \u03b4\u03b9\u03b1\u03c7\u03b5\u03af\u03c1\u03b9\u03c3\u03b7 \u03b3\u03bd\u03ce\u03c3\u03b7\u03c2\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"el\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5\",\"name\":\"Editor\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"el\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Editor\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?author=1357\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"CHRISTOS CHRISTOVASILIS: V\u00ebllam\u00ebrija - Literatus Media","description":"Christos Chistovasilis (1862-1937), nga Suli i Janin\u00ebs, shkrimtar, gazetar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i let\u00ebrsis\u00eb bukolike, figur\u00eb e njohur e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Epirit. Tregimi \u00ebsht\u00eb botuar me shkurtime. Revista vler\u00ebsonte m\u00eb shum\u00eb subjektin e tregimit t\u00eb shkrimtarit (me tem\u00eb shqiptare), pasi \u201cnovelat e tija nuk kan\u00eb fuqi arti\u201d, v\u00ebrente shprehimisht.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859","og_locale":"el_GR","og_type":"article","og_title":"CHRISTOS CHRISTOVASILIS: V\u00ebllam\u00ebrija - Literatus Media","og_description":"Christos Chistovasilis (1862-1937), nga Suli i Janin\u00ebs, shkrimtar, gazetar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i let\u00ebrsis\u00eb bukolike, figur\u00eb e njohur e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Epirit. Tregimi \u00ebsht\u00eb botuar me shkurtime. Revista vler\u00ebsonte m\u00eb shum\u00eb subjektin e tregimit t\u00eb shkrimtarit (me tem\u00eb shqiptare), pasi \u201cnovelat e tija nuk kan\u00eb fuqi arti\u201d, v\u00ebrente shprehimisht.","og_url":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859","og_site_name":"Literatus Media","article_published_time":"2026-07-19T14:22:34+00:00","article_modified_time":"2026-07-19T14:31:32+00:00","og_image":[{"width":859,"height":1024,"url":"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/Christos-Christovasilis-859x1024.png","type":"image\/png"}],"author":"Editor","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"\u03a3\u03c5\u03bd\u03c4\u03ac\u03c7\u03b8\u03b7\u03ba\u03b5 \u03b1\u03c0\u03cc":"Editor","\u0395\u03ba\u03c4\u03b9\u03bc\u03ce\u03bc\u03b5\u03bd\u03bf\u03c2 \u03c7\u03c1\u03cc\u03bd\u03bf\u03c2 \u03b1\u03bd\u03ac\u03b3\u03bd\u03c9\u03c3\u03b7\u03c2":"11 \u03bb\u03b5\u03c0\u03c4\u03ac"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859"},"author":{"name":"Editor","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/#\/schema\/person\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5"},"headline":"CHRISTOS CHRISTOVASILIS: V\u00ebllam\u00ebrija","datePublished":"2026-07-19T14:22:34+00:00","dateModified":"2026-07-19T14:31:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859"},"wordCount":2158,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/Christos-Christovasilis.png","articleSection":["\u039b\u03bf\u03b3\u03bf\u03c4\u03b5\u03c7\u03bd\u03af\u03b1"],"inLanguage":"el","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859","url":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859","name":"CHRISTOS CHRISTOVASILIS: V\u00ebllam\u00ebrija - Literatus Media","isPartOf":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/Christos-Christovasilis.png","datePublished":"2026-07-19T14:22:34+00:00","dateModified":"2026-07-19T14:31:32+00:00","author":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/#\/schema\/person\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5"},"description":"Christos Chistovasilis (1862-1937), nga Suli i Janin\u00ebs, shkrimtar, gazetar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i let\u00ebrsis\u00eb bukolike, figur\u00eb e njohur e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Epirit. Tregimi \u00ebsht\u00eb botuar me shkurtime. Revista vler\u00ebsonte m\u00eb shum\u00eb subjektin e tregimit t\u00eb shkrimtarit (me tem\u00eb shqiptare), pasi \u201cnovelat e tija nuk kan\u00eb fuqi arti\u201d, v\u00ebrente shprehimisht.","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859#breadcrumb"},"inLanguage":"el","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"el","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859#primaryimage","url":"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/Christos-Christovasilis.png","contentUrl":"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/Christos-Christovasilis.png","width":1149,"height":1369},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1859#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"\u0391\u03c1\u03c7\u03b9\u03ba\u03ae","item":"https:\/\/media.literatus.gr\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"CHRISTOS CHRISTOVASILIS: V\u00ebllam\u00ebrija"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/#website","url":"https:\/\/media.literatus.gr\/","name":"Literatus Media","description":"\u039c\u03b5\u03c4\u03b1\u03c6\u03c1\u03ac\u03c3\u03b5\u03b9\u03c2, \u03b5\u03ba\u03b4\u03cc\u03c3\u03b5\u03b9\u03c2 &amp; \u03b4\u03b9\u03b1\u03c7\u03b5\u03af\u03c1\u03b9\u03c3\u03b7 \u03b3\u03bd\u03ce\u03c3\u03b7\u03c2","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/media.literatus.gr\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"el"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/#\/schema\/person\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5","name":"Editor","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"el","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g","caption":"Editor"},"url":"https:\/\/media.literatus.gr\/?author=1357"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1859","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1357"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1859"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1859\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1870,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1859\/revisions\/1870"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1860"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1859"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1859"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1859"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}