{"id":1842,"date":"2026-06-23T08:46:43","date_gmt":"2026-06-23T05:46:43","guid":{"rendered":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842"},"modified":"2026-06-23T08:51:14","modified_gmt":"2026-06-23T05:51:14","slug":"m-karagkatsis-oktapodet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842","title":{"rendered":"M. KARAGKATSIS: Oktapod\u00ebt"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-small-font-size\">TREGIM<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00eb dim\u00ebr er\u00ebrat e jugut sillnin re, por jo pareshtur. \u00c7do dit\u00eb p\u00ebr disa or\u00eb qielli kthjellohej pak\u00ebz. Kjo ndodhte ndaj t\u00eb ngrysur. Kur dielli i art\u00eb sa m\u00eb s\u2019b\u00ebhet, si mjalt\u00eb vezullues, derdhej mbi portin e vog\u00ebl, mbi peshkatoret q\u00eb l\u00ebkundeshin plog\u00ebt n\u00eb t\u00eb, mbi varkat e batuara, n\u00ebp\u00ebr rrjetat e hapura t\u00eb peshkatar\u00ebve q\u00eb po thaheshin, mbi detin q\u00eb dremiste, mbi njer\u00ebzit q\u00eb silleshin sa andej k\u00ebtej, pale pse. Gjat\u00eb nat\u00ebs koha do t\u00eb prishej s\u00ebrish. K\u00ebt\u00eb e kuptoje nga pul\u00ebbardhat q\u00eb fluturonin ul\u00ebt dhe g\u00ebrvishtin detin me flatrat e tyre duke klithur me nj\u00eb trazim t\u00eb pashpjeguesh\u00ebm. Dhe v\u00ebrtet, pas pak vinin s\u00ebrish ret\u00eb duke e shtuar edhe m\u00eb shum\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e nat\u00ebs, aq sa ang\u00ebshtohej shpirti i njeriut.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu pra, nd\u00ebrsa Ylli i Mbr\u00ebmjes p\u00ebrleshej me ret\u00eb, burri n\u00eb fjal\u00eb u fut n\u00eb tavern\u00ebn e vog\u00ebl, duke u l\u00ebkundur sa andej k\u00ebtej, si anijet me vela n\u00eb det t\u00eb trazuar. Ishte i shkurt\u00ebr dhe sh\u00ebmtarak, mjaft i shkuar n\u00eb mosh\u00eb, i veshur keq dhe i papast\u00ebr, me nj\u00eb shami t\u00eb p\u00ebrgjakur rreth kok\u00ebs \u2013 q\u00eb me siguri sapo e kish \u00e7ar\u00eb. Edhe hund\u00ebn e kishte n\u00eb pik\u00eb t\u00eb hallit, t\u00eb \u00e7jerr\u00eb, t\u00eb \u00ebnjtur, t\u00eb mbuluar me pllanga gjaku. Ose qe rrokullisur gj\u00ebkundi ky sherrbudalla, ose kishte ngr\u00ebn\u00eb dru, e kishin zhd\u00ebpur, e kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr uj\u00eb me krip\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Tani a ishte tap\u00eb kur e h\u00ebngri drurin, a rr\u00ebk\u00eblleu ca gota m\u00eb mbrapa p\u00ebr t\u00eb mbytur me ver\u00eb s\u00ebk\u00eblldin\u00eb e sherrit, k\u00ebt\u00eb s\u2019e dim\u00eb. Ama \u00ebsht\u00eb e sigurt se kur u fut n\u00eb tavern\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb xurxull, bile po mbante n\u00eb dor\u00eb di\u00e7ka t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me let\u00ebr, duhej t\u00eb qe ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. E pra, b\u00ebri p\u00ebrpara n\u00eb drejtim t\u00eb banakut duke p\u00ebrsh\u00ebndetur me p\u00ebrzem\u00ebrsi dy tavolinat q\u00eb ishin me njer\u00ebz n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb tavern\u00eb. Por asnj\u00ebri s\u2019ia ktheu p\u00ebrsh\u00ebndetjen. N\u00eb t\u00eb par\u00ebn qen\u00eb ulur nja dy zdapa, t\u00eb cil\u00ebt ishin shum\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb me vajzat q\u00eb kishin n\u00eb krah dhe s\u2019kishin nge p\u00ebr muhabete pa bereqet. Sa p\u00ebr ata t\u00eb tavolin\u00ebs tjet\u00ebr, ata po pinin ver\u00eb, t\u00eb ngrysur e shum\u00eb t\u00eb vrazhd\u00eb; kishin, me sa duket, hallet e tyre. \u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebnte at\u00ebher\u00eb dhe ai? Porositi nj\u00eb brok\u00eb me uzo dhe zuri muhabet me t\u00eb zotin e tavern\u00ebs, se Per\u00ebndia e kish b\u00ebr\u00eb njeri t\u00eb shoq\u00ebruesh\u00ebm, shum\u00eb t\u00eb afruesh\u00ebm, heshtja dhe maturia s\u2019i shkonin aspak p\u00ebr shtat. Madje e tha mendimin e vet me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, ta d\u00ebgjonte gjith\u00eb bota:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kush nuk flet, \u00ebsht\u00eb i vdekur dhe e shtien n\u00eb varr!<\/p>\n\n\n\n<p>Vuri pakon e mb\u00ebshtjell\u00eb me let\u00ebr ambalazhi mbi banak dhe nisi t\u00eb zbrazte brok\u00ebn n\u00eb dy gota uji, duke qen\u00eb tmerr\u00ebsisht i kujdessh\u00ebm se mos binte ndonj\u00eb pik\u00eb m\u00eb shum\u00eb te nj\u00ebra got\u00eb, sesa te tjetra. Pasi e p\u00ebrfundoi ndarjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, mori got\u00ebn e par\u00eb dhe e piu, piu dhe t\u00eb dyt\u00ebn, iu k\u00ebnaq shpirti dhe ia nisi nj\u00eb alamet bisede me t\u00eb zotin e tavern\u00ebs. Por ngaq\u00eb tavolina jon\u00eb ishte goxha larg, asnj\u00ebri nga ne nuk ia vuri veshin, le q\u00eb kishim edhe ne muhabetet tona p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, q\u00eb ishin shum\u00eb serioze dhe aspak qesharake. Pothuajse e kishim harruar edhe at\u00eb edhe turinjt\u00eb e tij t\u00eb thyer, edhe pakon e mb\u00ebshtjell\u00eb me let\u00ebr ambalazhi, edhe dehjen, edhe muhabetin e tij. Kur papandehur na t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen disa fjal\u00eb me ton t\u00eb lart\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jo, zot\u00ebri, nuk e duam sajdisjen t\u00ebnde!<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; E pse dometh\u00ebn\u00eb? Un\u00eb u nisa me q\u00ebllim t\u00eb mir\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; L\u00ebri llafet dhe zhduku! Na je b\u00ebr\u00eb morr.<\/p>\n\n\n\n<p>Keqkuptimi kish ndodhur me tavolin\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn deshi ta sajdiste sherrbudallai, kushedi pse. Mbase ngaq\u00eb vera e b\u00ebri shum\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruesh\u00ebm, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebmbyer muhabet sa p\u00ebr t\u00eb shkuar koh\u00ebn me k\u00eb t\u2019i dilte p\u00ebrpara. Ose mbase i p\u00eblqyen vajzat dhe donte t\u00eb dukej. Por dy zdapat e mor\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr tjet\u00ebr, ndaj filloi sherri. \u201cJu lutem zot\u00ebri!\u201d dhe \u201cT\u00eb m\u00eb ndjeni, por, sidoqoft\u00eb, nuk jeni hi\u00e7 n\u00eb rregull! \u201d Madje nj\u00ebri nga t\u00eb dy \u2013njeri gjaknxeht\u00eb\u2013 u ngrit p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast dhe i tha fjal\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb cilat paralajm\u00ebronin dajak. Vajzat b\u00ebrtit\u00ebn: \u201cManoli! Pash Sh\u00ebn M\u00ebrin\u00eb!\u201d U fut n\u00eb mes dhe tjetri q\u00eb ishte m\u00eb gjakftoht\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtja u quajt e mbyllur.<\/p>\n\n\n\n<p>Sherrbudallai u largua pa zhurm\u00eb drejt banakut, ku po e t\u00ebrhiqte nga m\u00ebnga i zoti i tavern\u00ebs duke i th\u00ebn\u00eb me nj\u00eb ton tep\u00ebr autoritar:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; A e pive uzon, Panajotaq? Paguaj dhe mbathja! Nuk dua ngat\u00ebrresa n\u00eb tavern\u00ebn time!<\/p>\n\n\n\n<p>Panajotaqi sikur e mblodhi mendjen t\u00eb qet\u00ebsohej, por p\u00ebr t\u00eb ikur as q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb. Donte, medoemos, t\u00eb hapte zemr\u00ebn, t\u00eb tregonte breng\u00ebn q\u00eb e mundonte, t\u00eb fliste me nj\u00eb njeri. T\u00eb mos e donte askush, t\u00eb mos e kuptonte njeri, ta zbonin t\u00eb gjith\u00eb \u2013 \u00e7\u2019 ishte kjo e keqe q\u00eb e kishte gjetur!<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebsaj, ai ishte nj\u00eb njeri nga m\u00eb paq\u00ebsor\u00ebt. \u00c7mb\u00ebshtolli letr\u00ebn e ambalazhit, nxori dy oktapod\u00ebt q\u00eb kishte n\u00eb t\u00eb, i pa mir\u00eb e mir\u00eb dhe deklaroi se kishte \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u2019i gatuante e t\u2019i hante duke i shuar me ver\u00eb t\u00eb bollshme, se oktapodi nuk gatuhet pa nj\u00eb got\u00eb ver\u00eb dhe pa nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb nuk tretet. \u039disi, pra, t\u00eb b\u00ebnte ujdi me t\u00eb zotin e tavern\u00ebs p\u00ebr t\u2019ia gatuar oktapod\u00ebt dhe ai t\u2019i hante k\u00ebtu ku ishte, dometh\u00ebn\u00eb t\u2019i hanin t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, ngaq\u00eb ai nuk i kishte pun\u00ebt mir\u00eb me vetmin\u00eb, njeri q\u00eb endej rrug\u00ebve kishte qen\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn. Por i zoti i tavern\u00ebs e kund\u00ebrshtonte me t\u00eb madhe. T\u00ebr\u00ebsisht e pamundur! Fufulja ishte e z\u00ebn\u00eb se po piqeshin vopat, pastaj do t\u00eb skuqte patate, m\u00eb von\u00eb do t\u00eb vinin myshterinjt\u00eb dhe do porosisnin gj\u00ebra t\u00eb \u00e7astit: m\u00ebl\u00e7i, barbunj, f\u00ebrgesa.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; K\u00ebrko \u00e7\u2019t\u00eb duash, Panajotaq, ve\u00e7 k\u00ebt\u00eb jo!<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Dometh\u00ebn\u00eb nuk e kam t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb ha edhe un\u00eb nj\u00eb meze si njeri \u2013ja k\u00ebta oktapod\u00ebt e mi\u2013 dhe t\u00eb pi ver\u00ebn time si njeri paq\u00ebsor q\u00eb jam?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk b\u00ebhet, Panajotaq! &#8211; ia ktheu tjetri prer\u00eb. &#8211; Shko te Eftalia t\u00eb t\u2019i gatuaj\u00eb. Dhe hajde, ik nga taverna, nisu se kam pun\u00eb. Do pllakosin myshterinjt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sherrbudallai heshti, sikur ta kish kuptuar se s\u2019b\u00ebhej gj\u00eb, dhe se duhej ta mblidhte mendjen. I mb\u00ebshtolli oktapod\u00ebt me letr\u00ebn e ambalazhit, i vuri n\u00ebn sqetull dhe u nis p\u00ebr nga dera. Por pezmatimi po e mbyste. U kthye dhe ia nisi nga e para nj\u00eb fjalimi tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Te Eftalia&#8230; Shko ti q\u00eb t\u2019i thuash Eftalis\u00eb t\u00eb t\u2019i gatuaj\u00eb! Ti, q\u00eb s\u2019t\u00eb ka burr\u00eb&#8230; Un\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, nuk e kam t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb ha nj\u00eb meze, t\u00eb pi nj\u00eb got\u00eb ver\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Von\u00eb e kuptoi se fliste m\u00eb kot, se i zoti i tavern\u00ebs kishte ikur n\u00eb kuzhin\u00eb. Ngriti at\u00ebher\u00eb supet dhe u nis p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr nga dera. Por duket se nuk i b\u00ebnte zemra t\u00eb shkulej kollaj nga taverna. Kur kaloi para tavolin\u00ebs son\u00eb, q\u00ebndroi p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast. Donte muhabet.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ka ndonj\u00eb cigare?<\/p>\n\n\n\n<p>Asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. E pam\u00eb se \u00e7\u2019 rrodhe ishte, po t\u2019i flisnim nuk kishte p\u00ebr t\u00eb na u shqitur. Po ai vazhdonte.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Dua cigare!<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk kemi, &#8211; i thot\u00eb Agleura.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Si nuk keni, ju po pini cigare!<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte dhe i pacip\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ik tani! Hajt t\u00eb prift\u00eb e mbara! &#8211; i thot\u00eb kapiteni, &#8211; dhe na l\u00ebr t\u00eb qet\u00eb. D\u00ebgjon?<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo s\u2019i p\u00eblqeu mikut. Mori menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb pamje prej kapadaiu, provokuese, prej garipi. Dhe foli keq:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Dometh\u00ebn\u00eb, ngaq\u00eb ke dy shirita e gjysm\u00eb n\u00eb m\u00ebng\u00eb, na b\u00ebn sikur kushedi kush je?<\/p>\n\n\n\n<p>Kapiteni buz\u00ebqeshi n\u00ebn mustaqe. Po Agleura u ngrit, e rr\u00ebmbeu Panajotaqin nga shpatullat dhe thjesht, me vrazhd\u00ebsi, po pa shamata e nxori nga taverna. E nxori, nuk e flaku p\u00ebrjashta. \u00c7do gj\u00eb u b\u00eb me mir\u00ebsjellje dhe mir\u00ebkuptim, si\u00e7 i takon t\u2019i sillesh nj\u00eb t\u00eb dehuri, nj\u00eb njeriu pa logjik\u00eb. Edhe ai nuk solli asnj\u00eb kund\u00ebrshtim, nj\u00eb tut\u00ebs ishte, vet\u00ebm fjal\u00eb kishte asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Nj\u00eb fukara, q\u00eb e zinte vera paq, e b\u00ebnte t\u00eb fliste kodra pas bregut, pa u menduar.<\/p>\n\n\n\n<p>Agleura u kthye dhe u ul prap\u00eb n\u00eb vendin e tij. Ishim q\u00eb ishim qejfprishur q\u00eb n\u00eb fillim, po tani edhe ai pak qejf q\u00eb na kish mbetur, na iku. Nuk po vinte as makina, q\u00eb t\u00eb ikte secili n\u00eb pun\u00eb t\u00eb vet. Tashm\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb nata, ishin kthyer p\u00ebrs\u00ebri ret\u00eb, qielli qe nxir\u00eb qe b\u00ebr\u00eb sterr\u00eb, po ashtu edhe deti. Mezi dalloheshin direk\u00ebt e peshkatoreve q\u00eb l\u00ebkundeshin ngadal\u00eb sa nga nj\u00ebra an\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn n\u00eb qiellin e vrenjtur, si metronom\u00eb q\u00eb harmonizonin ritmin e er\u00ebs me at\u00eb t\u00eb uj\u00ebrave. Duhet t\u00eb binte edhe nj\u00eb shi i im\u00ebt, por ne nuk e shihnim prej andej nga ishim ulur. Ama nga deti vinte era e jug\u00ebs s\u00eb lag\u00ebsht, edhe dheu i lagur l\u00ebshonte er\u00ebn e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe ja, pa kaluar mir\u00eb as tri minuta, u shfaq p\u00ebrs\u00ebri te dera. U mat t\u00eb futej prap\u00eb brenda, ngaq\u00eb pijen e kishte xanxare, s\u2019i dilte kollaj, asgj\u00eb s\u2019ia ndryshonte dot humorin. Por u \u00e7uam t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh, tavolina jon\u00eb, tavolina tjet\u00ebr, i zoti i tavern\u00ebs:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; K\u00ebtu prap\u00eb ti? Jasht\u00eb! Jasht\u00eb! Ik q\u00eb k\u00ebtu! Ik n\u00eb sht\u00ebpi! Pijanec! Fytyr\u00eb e posht\u00ebr! Rrodhe! Morr! Morr!<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo ndodhi me ndershm\u00ebri dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vetvetishme, na e kishte sjell\u00eb n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs, i paudhi! Aq sa u habit\u00ebm ne vet\u00eb me sjelljen ton\u00eb, po aq u habit edhe ai. Zem\u00ebrimi u zbraz mbi t\u00eb, e goditi n\u00eb gjoks, e ndaloi, e zmbrapsi. Mbeti pa l\u00ebvizur me oktapod\u00ebt e mb\u00ebshtjell\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e majt\u00eb dhe hodhi nj\u00eb v\u00ebshtrim plot frik\u00eb rreth e rrotull. Fytyrat tona duhet t\u00eb kishin qen\u00eb aq t\u00eb egra saq\u00eb u tremb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Mir\u00eb&#8230;,- tha n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb, &#8211; Mir\u00eb! Do t\u2019 iki. Meq\u00eb s\u2019m\u00eb doni&#8230; Po ku t\u00eb vete se? Ku? Te Eftalia? Nj\u00eb fjal\u00eb goje \u00ebsht\u00eb. As ajo nuk m\u00eb do, ashtu si ju. Asnj\u00eb! Asnj\u00eb&#8230; E zuri nj\u00eb ngash\u00ebrim dhe shtriu dor\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn mbante oktapod\u00ebt:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ja! K\u00ebta oktapod\u00eb t\u00eb pjekur n\u00eb prush&#8230;T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb do t\u2019i hanim. Nj\u00eb meze dhe nj\u00eb got\u00eb ver\u00eb. Edhe un\u00eb si njeri. Si njeri&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Na v\u00ebshtronte dhe priste mir\u00ebkuptim, si\u00e7 pret \u00e7do njeri nga njer\u00ebzit e tjer\u00eb. Por p\u00ebrball\u00eb kishte vet\u00ebm fytyra pa asnj\u00eb shprehje, sy plot eg\u00ebrsi dhe lig\u00ebsi. Lig\u00ebsi njer\u00ebzore.<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00ebher\u00eb e kuptoi. E kapi nj\u00eb lloj lig\u00ebshtie, gjith\u00e7ka brenda tij u thye. Dora q\u00eb mbante dy oktapod\u00ebt mb\u00ebshtjell\u00eb me let\u00ebr, nj\u00eb ofert\u00eb e kot\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mir\u00ebkuptimit njer\u00ebzor, ra posht\u00eb e pafuqishme. U kthye ngadal\u00eb, doli p\u00ebrs\u00ebri nga taverna, ra si plumb n\u00ebp\u00ebr shkall\u00eb dhe mbeti atje pa l\u00ebvizur, me kok\u00ebn e \u00e7ar\u00eb mes duarve. Nuk foli m\u00eb, nuk tha asgj\u00eb, por e bashkoi shpirtin me terrin e jug\u00ebs, e mbuloi me re, e mb\u00ebshtolli me frym\u00ebn e ostris\u00eb dim\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa p\u00ebr ne, ul\u00ebm s\u00ebrish kokat mbi gota, mbi gazeta, n\u00eb bisedat tona, pa kuptuar, pa dashur t\u00eb kuptonim. Kaloi k\u00ebshtu mjaft koh\u00eb, mbase dhjet\u00eb minuta, mbase edhe plot nj\u00eb \u00e7erek ore. Dhe kur ngrita syt\u00eb dhe v\u00ebshtrova nga dera, atje ku ishte ulur, nuk e pash\u00eb m\u00eb. Kishte ikur, u largua n\u00ebp\u00ebr nat\u00eb, kushedi se p\u00ebr ku, t\u00eb gatuante oktapod\u00ebt e tij, t\u00eb pinte nj\u00eb got\u00eb ver\u00eb, si njeri. Si njeri, pik\u00ebrisht&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebroi: <strong>Mirela Xhaferraj<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TREGIM At\u00eb dim\u00ebr er\u00ebrat e jugut sillnin re, por jo pareshtur. \u00c7do dit\u00eb p\u00ebr disa&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1357,"featured_media":1843,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-1842","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-6"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.9 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>M. KARAGKATSIS: Oktapod\u00ebt - Literatus Media<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"M. Karagkatis, &quot;Oktapod\u00ebt&quot; tregim nga let\u00ebrsia bashk\u00ebkohore greke, P\u00ebrktheu Mirela Xhaferraj. Burimi; Proza tregimtare greke, botim antologjik dhe bibliografik, Litaratus, 2023.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"el_GR\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"M. KARAGKATSIS: Oktapod\u00ebt - Literatus Media\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"M. Karagkatis, &quot;Oktapod\u00ebt&quot; tregim nga let\u00ebrsia bashk\u00ebkohore greke, P\u00ebrktheu Mirela Xhaferraj. Burimi; Proza tregimtare greke, botim antologjik dhe bibliografik, Litaratus, 2023.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Literatus Media\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-06-23T05:46:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-06-23T05:51:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/\u039c.-\u039a\u03b1\u03c1\u03b1\u03b3\u03ac\u03c4\u03b9\u03c3-819x1024.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"819\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1024\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Editor\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"\u03a3\u03c5\u03bd\u03c4\u03ac\u03c7\u03b8\u03b7\u03ba\u03b5 \u03b1\u03c0\u03cc\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Editor\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"\u0395\u03ba\u03c4\u03b9\u03bc\u03ce\u03bc\u03b5\u03bd\u03bf\u03c2 \u03c7\u03c1\u03cc\u03bd\u03bf\u03c2 \u03b1\u03bd\u03ac\u03b3\u03bd\u03c9\u03c3\u03b7\u03c2\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 \u03bb\u03b5\u03c0\u03c4\u03ac\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1842#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1842\"},\"author\":{\"name\":\"Editor\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5\"},\"headline\":\"M. KARAGKATSIS: Oktapod\u00ebt\",\"datePublished\":\"2026-06-23T05:46:43+00:00\",\"dateModified\":\"2026-06-23T05:51:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1842\"},\"wordCount\":2172,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1842#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/wp-content\\\/uploads\\\/\u039c.-\u039a\u03b1\u03c1\u03b1\u03b3\u03ac\u03c4\u03b9\u03c3.png\",\"articleSection\":[\"\u039b\u03bf\u03b3\u03bf\u03c4\u03b5\u03c7\u03bd\u03af\u03b1\"],\"inLanguage\":\"el\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1842#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1842\",\"url\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1842\",\"name\":\"M. KARAGKATSIS: Oktapod\u00ebt - Literatus Media\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1842#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1842#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/wp-content\\\/uploads\\\/\u039c.-\u039a\u03b1\u03c1\u03b1\u03b3\u03ac\u03c4\u03b9\u03c3.png\",\"datePublished\":\"2026-06-23T05:46:43+00:00\",\"dateModified\":\"2026-06-23T05:51:14+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5\"},\"description\":\"M. Karagkatis, \\\"Oktapod\u00ebt\\\" tregim nga let\u00ebrsia bashk\u00ebkohore greke, P\u00ebrktheu Mirela Xhaferraj. Burimi; Proza tregimtare greke, botim antologjik dhe bibliografik, Litaratus, 2023.\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1842#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"el\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1842\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"el\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1842#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/wp-content\\\/uploads\\\/\u039c.-\u039a\u03b1\u03c1\u03b1\u03b3\u03ac\u03c4\u03b9\u03c3.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/wp-content\\\/uploads\\\/\u039c.-\u039a\u03b1\u03c1\u03b1\u03b3\u03ac\u03c4\u03b9\u03c3.png\",\"width\":1122,\"height\":1402},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1842#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"\u0391\u03c1\u03c7\u03b9\u03ba\u03ae\",\"item\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"M. KARAGKATSIS: Oktapod\u00ebt\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/\",\"name\":\"Literatus Media\",\"description\":\"\u039c\u03b5\u03c4\u03b1\u03c6\u03c1\u03ac\u03c3\u03b5\u03b9\u03c2, \u03b5\u03ba\u03b4\u03cc\u03c3\u03b5\u03b9\u03c2 &amp; \u03b4\u03b9\u03b1\u03c7\u03b5\u03af\u03c1\u03b9\u03c3\u03b7 \u03b3\u03bd\u03ce\u03c3\u03b7\u03c2\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"el\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5\",\"name\":\"Editor\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"el\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Editor\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?author=1357\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"M. KARAGKATSIS: Oktapod\u00ebt - Literatus Media","description":"M. Karagkatis, \"Oktapod\u00ebt\" tregim nga let\u00ebrsia bashk\u00ebkohore greke, P\u00ebrktheu Mirela Xhaferraj. Burimi; Proza tregimtare greke, botim antologjik dhe bibliografik, Litaratus, 2023.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842","og_locale":"el_GR","og_type":"article","og_title":"M. KARAGKATSIS: Oktapod\u00ebt - Literatus Media","og_description":"M. Karagkatis, \"Oktapod\u00ebt\" tregim nga let\u00ebrsia bashk\u00ebkohore greke, P\u00ebrktheu Mirela Xhaferraj. Burimi; Proza tregimtare greke, botim antologjik dhe bibliografik, Litaratus, 2023.","og_url":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842","og_site_name":"Literatus Media","article_published_time":"2026-06-23T05:46:43+00:00","article_modified_time":"2026-06-23T05:51:14+00:00","og_image":[{"width":819,"height":1024,"url":"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/\u039c.-\u039a\u03b1\u03c1\u03b1\u03b3\u03ac\u03c4\u03b9\u03c3-819x1024.png","type":"image\/png"}],"author":"Editor","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"\u03a3\u03c5\u03bd\u03c4\u03ac\u03c7\u03b8\u03b7\u03ba\u03b5 \u03b1\u03c0\u03cc":"Editor","\u0395\u03ba\u03c4\u03b9\u03bc\u03ce\u03bc\u03b5\u03bd\u03bf\u03c2 \u03c7\u03c1\u03cc\u03bd\u03bf\u03c2 \u03b1\u03bd\u03ac\u03b3\u03bd\u03c9\u03c3\u03b7\u03c2":"11 \u03bb\u03b5\u03c0\u03c4\u03ac"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842"},"author":{"name":"Editor","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/#\/schema\/person\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5"},"headline":"M. KARAGKATSIS: Oktapod\u00ebt","datePublished":"2026-06-23T05:46:43+00:00","dateModified":"2026-06-23T05:51:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842"},"wordCount":2172,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/\u039c.-\u039a\u03b1\u03c1\u03b1\u03b3\u03ac\u03c4\u03b9\u03c3.png","articleSection":["\u039b\u03bf\u03b3\u03bf\u03c4\u03b5\u03c7\u03bd\u03af\u03b1"],"inLanguage":"el","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842","url":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842","name":"M. KARAGKATSIS: Oktapod\u00ebt - Literatus Media","isPartOf":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/\u039c.-\u039a\u03b1\u03c1\u03b1\u03b3\u03ac\u03c4\u03b9\u03c3.png","datePublished":"2026-06-23T05:46:43+00:00","dateModified":"2026-06-23T05:51:14+00:00","author":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/#\/schema\/person\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5"},"description":"M. Karagkatis, \"Oktapod\u00ebt\" tregim nga let\u00ebrsia bashk\u00ebkohore greke, P\u00ebrktheu Mirela Xhaferraj. Burimi; Proza tregimtare greke, botim antologjik dhe bibliografik, Litaratus, 2023.","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842#breadcrumb"},"inLanguage":"el","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"el","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842#primaryimage","url":"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/\u039c.-\u039a\u03b1\u03c1\u03b1\u03b3\u03ac\u03c4\u03b9\u03c3.png","contentUrl":"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/\u039c.-\u039a\u03b1\u03c1\u03b1\u03b3\u03ac\u03c4\u03b9\u03c3.png","width":1122,"height":1402},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1842#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"\u0391\u03c1\u03c7\u03b9\u03ba\u03ae","item":"https:\/\/media.literatus.gr\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"M. KARAGKATSIS: Oktapod\u00ebt"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/#website","url":"https:\/\/media.literatus.gr\/","name":"Literatus Media","description":"\u039c\u03b5\u03c4\u03b1\u03c6\u03c1\u03ac\u03c3\u03b5\u03b9\u03c2, \u03b5\u03ba\u03b4\u03cc\u03c3\u03b5\u03b9\u03c2 &amp; \u03b4\u03b9\u03b1\u03c7\u03b5\u03af\u03c1\u03b9\u03c3\u03b7 \u03b3\u03bd\u03ce\u03c3\u03b7\u03c2","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/media.literatus.gr\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"el"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/#\/schema\/person\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5","name":"Editor","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"el","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g","caption":"Editor"},"url":"https:\/\/media.literatus.gr\/?author=1357"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1842","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1357"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1842"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1842\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1848,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1842\/revisions\/1848"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1843"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1842"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1842"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1842"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}