{"id":1715,"date":"2024-08-27T08:48:12","date_gmt":"2024-08-27T05:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715"},"modified":"2026-04-07T15:24:34","modified_gmt":"2026-04-07T12:24:34","slug":"kurre-mos-vepro-kunder-ndergjegjes-madje-edhe-kur-kete-ta-lyp-atdheu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715","title":{"rendered":"Kurr\u00eb mos vepro kund\u00ebr nd\u00ebrgjegjes, madje edhe kur k\u00ebt\u00eb ta lyp atdheu!"},"content":{"rendered":"\n<p><strong><em>Stavri J. DAJO, Bised\u00eb me t\u00eb birin e Charl Chaplin-it, Michel Chaplin<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb n\u00ebntor 2001 u ndodha n\u00eb Qipro, n\u00eb nj\u00eb takim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr vepren e pabotuar t\u00eb Nikos Kazanxaqit. Kishin ardhur profesor\u00eb, p\u00ebrkthyes t\u00eb shkrimtarit t\u00eb madh, dashamir\u00ebs t\u00eb shumt\u00eb nga shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, lexues, nx\u00ebn\u00ebs &#8230;.. Midis tyre u ndodh edhe i biri i figur\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kinematografis\u00eb bot\u00ebrore, Charl Chaplini-it, Micheli, admirues i shkrimtarit grek. Natyrisht, shum\u00eb shpejt ai u shnd\u00ebrrua n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb bisedave dhe monopolizoi kuriozitetin e gjithkujt. T\u00eb gjith\u00eb donin ta shikonin nga af\u00ebr pinjollin e k\u00ebsaj figure p\u00ebrrallore, t\u2019 i jipnin dor\u00ebn, ta d\u00ebgjonin. Rrall\u00ebher\u00eb godet n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00ebriut t\u2019 i krijohen raste t\u00eb tilla, t\u00eb ndodhet pran\u00eb idhujve, p\u00ebr t\u00eb cilat, para ekranit, krijon bindjen se nuk jan\u00eb, ve\u00e7se figura iluzore, krijesa artificiale t\u00eb teknologjis\u00eb, ireale, tej k\u00ebsaj bote t\u00eb prekshme, imagjinar\u00eb e jo nj\u00ebr\u00ebz prej mishi e kocke, vdekatar\u00eb si gjithkush, madje me cene e huqe. Por ishte e v\u00ebshtir\u00eb ta takoje, aq m\u00eb tep\u00ebr t\u2019 i k\u00ebrkoje intervist\u00eb. Por, kur gjeta rastin, i thash\u00eb se vija nga Shqip\u00ebria dhe se, lidhur me t\u00eb jatin, kisha nj\u00eb surpiz\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por&#8230;. Shqip\u00ebria, surpriz\u00eb p\u00ebr Charl Chaplin-in?- n\u00ebnqeshi me dashamir\u00ebsi. Po, &#8211; i thash\u00eb serioz. So, let\u2019s have a lunch together, tonight. Nuk u besova vesh\u00ebve. Po, bashk\u00eb. Dhe tok me ne edhe disa miq qipriot\u00eb, nj\u00ebr\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb, jo zyrtar\u00eb, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb shtruar, pa protokoll. Ndjeva t\u00eb leht\u00ebsuar dhe nj\u00eb lumturi miturake. Sepse do t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb qet\u00eb, jo para mikrofonave dhe magnetofonave t\u00eb gazetar\u00ebve q\u00eb, th\u00ebn\u00eb nj\u00ebmend, jan\u00eb nj\u00eb pushtet mbyt\u00ebs n\u00eb raste t\u00eb tilla. N\u00eb takim erdhi n\u00eb or\u00ebn e caktuar, pa asnj\u00eb\u00e7ik\u00eb vones\u00eb. Bashk\u00eb me t\u00eb shoqen, nj\u00eb mulate nga Irlanda, piktore.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Michel Charl Chaplin-i nuk i ngjan kund t\u00eb jatit, pa\u00e7ka se ka po at\u00eb shikim zhbirues, drit\u00ebshum\u00eb e t\u00eb mpreht\u00eb. As n\u00eb karakter. Nuk \u00ebsht\u00eb tekanjoz, si i ati, nuk \u00ebsht\u00eb tip i v\u00ebshtir\u00eb e i nd\u00ebrlikuar. Ka mbushur t\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb e katrat, r\u00ebn\u00eb pasioneve \u00e7mendurake t\u00eb rinis\u00eb, shkuar iluzioneve, zhg\u00ebnjimeve romantike t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb von\u00eb &#8230; Madje, si personalitet, si\u00e7 e pranon edhe vet, u form\u00ebsua q\u00eb n\u00eb t\u00eb ri, kur kalonte pragun e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer kurr\u00eb si ai biri plangprish\u00ebs, madje pas nj\u00eb z\u00ebnke hidh\u00ebrake me t\u00eb jatin. Her\u00ebt, rr\u00ebfehet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e natyrshme, desha t\u00eb ndiqja gjurm\u00ebt e tim eti, por, pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb gj\u00ebsendi ai, e kuptove kot\u00ebsin\u00eb e planeve t\u00eb mia. Nuk kisha talent. Ndaj u b\u00ebra &#8230;.. fermer. Flet shum\u00eb serioz, pa pik\u00eb patosi, saq\u00eb nuk e beson se ai tip i shtruar, bablok \u00ebsht\u00eb i biri i atij \u201ckopuku\u201d ojnak rrecka rrecka q\u00eb ecte dredhas e kryengulthi dhe ngat\u00ebrronte dynjan\u00eb me prap\u00ebsit\u00eb e tij. Jetova vite t\u00eb t\u00ebra n\u00eb Franc\u00eb, si fermer, por pas nj\u00eb momenti, duhet t\u00eb kthehesha n\u00eb vatren at\u00ebrore, n\u00eb Vevey t\u00eb Zvicres. Tani jetoj mes nj\u00eb pylli t\u00eb dendur, aty ku pata kaluar vitet e rinis\u00eb sime t\u00eb par\u00eb. Tani, pas d\u00ebshtimeve, shkruaj vepren e par\u00eb dramatike. Pal\u00eb&#8230;.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Mua m\u00eb tremb fakti i t\u00eb q\u00ebnit djal\u00eb i nj\u00eb figure t\u00eb tille mitike, i them, m\u00eb tremb v\u00ebrtet. \u00cbsht\u00eb si nj\u00eb pushtet n\u00ebn pesh\u00ebn e t\u00eb cilit jeton p\u00ebrdit\u00eb, t\u00eb ushtron trysni, t\u00eb mbyt&#8230;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>(M\u00eb mb\u00ebrthen syt\u00eb dhe m\u00eb shikon ngultas.) Ke shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Por n\u00eb jet\u00eb ekziston edhe ana e mir\u00eb edhe ana e lig\u00eb. Ana e mir\u00eb ishte f\u00ebmij\u00ebria ime e privilegjuar. U rrita n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb bollshme n\u00eb pyll, me nj\u00eb lulishte marramend\u00ebse. Figura e njohur e tim eti, t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen e bashk\u00ebmoshatar\u00ebve t\u00eb mi, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb shikonin me habi e me sy tjet\u00ebr dhe un\u00eb at\u00ebher\u00eb besoja se kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb mrekulli e p\u00ebrjetshme. Por, m\u00eb von\u00eb, kjo mrekulli u shnd\u00ebrrua n\u00eb ankth, n\u00eb pesh\u00eb, n\u00eb barr\u00eb, n\u00eb nj\u00eb makth q\u00eb m\u00eb mbyste dita dit\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb mund q\u00eb isha i detyruar gjithmon\u00eb ta mbartja me vete. Ndaj, me t\u00eb shkelur t\u00eb gjasht\u00ebmb\u00ebdhjetat, ia mbatha nga sht\u00ebpia&#8230; Im at\u00eb n\u00eb jet\u00ebn private ishte i rrept\u00eb, mjaft i rrept\u00eb. Donte, medoemos, q\u00eb f\u00ebmijt\u00eb e tij \u2013 dhe ne ishim shtat\u00eb \u2013 t\u00eb shkolloheshim se besonte verb\u00ebrisht n\u00eb institucionin e dij\u00ebs, ngaq\u00eb vet nuk mundi kurr\u00eb t\u00eb shkollohej e t\u2019 u p\u00ebrkiste salloneve luksoze. E dini, rridhte nga nj\u00eb familje modeste, pa pasje e pa shum\u00eb kultur\u00eb. U rrit n\u00eb skamje dhe p\u00ebr t\u2019 i shp\u00ebtuar asaj besonte pothuajse absolutisht se e vetmja rrug\u00eb ishte mendimi i pavarur, dija krijuese. Madje, dija, sipas tij, ishte streha m\u00eb e sigurt p\u00ebr t\u2019 u mbrojtur nga t\u00eb hequrat e k\u00ebsaj jete, si\u00e7 thosh ai. Kjo, m\u00eb beso, me kalimin e koh\u00ebs m\u00eb mbyste. Ishte tragjike, im at\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb besonte tek mendimi i pavarur, dhe nga ana tjet\u00ebr donte t\u00eb shkonte e tija. E pra, kjo m\u00eb mbyste, dhe, p\u00ebr t\u00eb gjetur sadopak vet\u00ebn, ika&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p><em>Nj\u00eb p\u00ebrplasje e till\u00eb me t\u00eb jatin, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb, madje kur i jati nuk \u00ebsht\u00eb dokushdo, por Charl Chaplini, p\u00ebrb\u00ebn, m\u00eb falni, nj\u00eb b\u00ebm\u00eb, nj\u00eb akt rebelezmi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Hm? Aventur\u00eb? Jo, jo. Marr\u00ebdh\u00ebniet e mia me t\u00eb nuk ishin dhe kaq t\u00eb mbara. T\u00eb thash\u00eb. Jeta e tij profesionale dhe detyrimet e p\u00ebrditshme e largonin nga sht\u00ebpia dhe mua m\u00eb dukej se ai ekran q\u00eb zbaviste e zbavit miliona nj\u00ebr\u00ebz, p\u00ebr mua ishte nj\u00eb mizor, se m\u00eb grabiste tim at\u00eb, ma rr\u00ebmbente nga sht\u00ebpia. Un\u00eb e mbaj mend tim at\u00eb si nj\u00eb baba t\u00eb brisht\u00eb, t\u00eb ndjesh\u00ebm e me patos, pa\u00e7ka se jo rrall\u00eb p\u00ebrplasesha, madje kacafytesha keqas me t\u00eb. E dini, \u00ebsht\u00eb e rrezikshme kur i njeh nj\u00ebr\u00ebzit nga af\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Po, po. Ju kuptoj drejt. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet e rrezikshme kur i njeh nga af\u00ebr miqt\u00eb, shok\u00ebt, pal\u00eb mandej figura t\u00eb tilla vigane q\u00eb nuk i nx\u00eb globi. \u00cbsht\u00eb si puna e diellit q\u00eb kur ndi\u00e7on bot\u00ebn, i nxjerr n\u00eb shesh dhe t\u00eb palarat. Shpesh zhg\u00ebnjehemi me at\u00eb q\u00eb na shohin syt\u00eb, kur u besojm\u00eb vet\u00ebm vesh\u00ebve.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Deri diku, po. Punova me tim at\u00eb n\u00eb xhirimet e filmit \u201cA king in New York\u201d, m\u00eb pat dh\u00ebn\u00eb, madje, dhe nj\u00eb rol. Eh, koh\u00eb t\u00eb mrekullueshme! Edhe un\u00eb, si\u00e7 ju thash\u00eb, desha t\u00eb ndiqja gjurm\u00ebt e tim e ti, por e pash\u00eb q\u00eb s\u2019 kisha talent. U binda se po b\u00ebhesha aktor me p\u00ebrdhun\u00eb, vet\u00ebm se isha bisk&nbsp; i Chaplinit. Dhe b\u00ebra at\u00eb q\u00eb m\u00eb diktonte ndergjegja. Fatmir\u00ebsisht, se sot do t\u00eb isha sh\u00ebrbetor i dikujt, puthador, nj\u00ebri i oborr\u00ebve. Dhe un\u00eb nuk e desha nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Pajtohem plot\u00ebsisht me mendimin tuaj p\u00ebr diktatin e nd\u00ebrgjegjes dhe diktatur\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve. Madje, un\u00eb besoj se nj\u00ebriu nuk duhet t\u00eb veproj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb kund\u00ebr ndergjegjes, madje edhe kur k\u00ebt\u00eb e lyp atdheu, se nes\u00ebr mund t\u00eb pendohet dhe t\u2019i b\u00ebj\u00eb keq si dhe vet\u00ebs dhe atdheut&#8230; Por nuk desha t\u00eb pyesja p\u00ebr jet\u00ebn tuaj private, se ndoshta &#8230;.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb do t\u00eb shtoja se gabimet jan\u00eb nj\u00ebr\u00ebzore nd\u00ebrsa ndjesia e tyre hyjnore, sublime. N\u00eb jet\u00ebn private im at\u00eb ishte nj\u00eb gjuajt\u00ebs i grimcave humoristike, k\u00ebrkont\u00eb ngulmuesh\u00ebm karaktere, skena, episode q\u00eb t\u2019 i p\u00ebrdorte n\u00eb artin e tij. Ishte krijues. Na zbaviste kudo, se kishte nj\u00eb humor burimor dhe jo t\u00eb k\u00ebrkuar e shtinak. Kjo duket n\u00eb \u00e7do sekuenc\u00eb t\u00eb tij.&nbsp; Donte dhe respektonte pa mas\u00eb time m\u00eb, Oona O\u2019 Neil-in. Jetuan t\u00eb pandar\u00eb plot 35 vjet, gjer dit\u00ebn kur im at\u00eb iku nga kjo jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>M\u00eb falni, por un\u00eb kam lexuar gj\u00ebra krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrta me k\u00ebt\u00eb q\u00eb m\u00eb thoni, madje, p\u00ebr nj\u00eb nj\u00ebri me jet\u00eb private plot skandale&#8230; Si ka mund\u00ebsi?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Im at\u00eb ishte nj\u00eb figur\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe e komplikuar. Her\u00eb pas here i pakodifikuar. Ishte v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb bashk\u00ebekzistoje me t\u00eb e akoma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoje n\u00eb jet\u00ebn profesionale. Nuk b\u00ebnte kompromise n\u00eb jet\u00eb, ndaj pati shum\u00eb armiq e kund\u00ebrshtar\u00eb. Por nuk ishte i padrejt\u00eb, me gjith\u00eb jet\u00ebn e papan\u00eb t\u00eb tij. Jetoi nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb kamur, ai e mir\u00ebsia vet, n\u00eb ndjenja, n\u00eb suksese, n\u00eb d\u00ebshtime. Por, megjthat\u00eb, nuk u b\u00eb kurr\u00eb viktim\u00eb e pasioneve dhe, akoma m\u00eb keq, nuk mund t\u00eb identifikohet me rolin e \u201chorrave\u201d q\u00eb interpretonte n\u00eb sken\u00eb. Jetoi sipas liris\u00eb s\u00eb ndergjegjes s\u00eb tij dhe jo sipas diktatit t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Por ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb jet\u00eb t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe gabime.<\/p>\n\n\n\n<p><em>V\u00ebrtet, po ajo akuza dhe thashathemnaja e famshme e t\u00eb q\u00ebnit komunist \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb apo duhet t\u00eb besojm\u00eb t\u00eb th\u00ebnat e tij?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Jo, jo. Kurr\u00ebsesi. \u00cbsht\u00eb, sikund\u00ebr e the, thashathemnaj\u00eb. Nj\u00eb artist i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb p\u00ebrmasat e time eti, nuk mund kurr\u00eb t\u00eb bie n\u00eb kurthin e politik\u00ebs e aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb komunizmit, vet\u00ebm e vet\u00ebm se ishte kund\u00ebrshtar i shpallur i nazizmit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori tejet e stisur, nga gazetar\u00eb dinak\u00eb e sh\u00ebrbetor\u00eb t\u00eb interesave meskine. Im at\u00eb, ngaq\u00eb vinte nga nj\u00eb familje e vobek\u00ebt, e pa me simpati revolucionin rus. Kaq. Pati nj\u00eb p\u00ebzm ndaj amerikan\u00ebve, ngaq\u00eb e pat\u00ebn p\u00ebrz\u00ebn\u00eb. E pakuptueshme. Ai q\u00eb gjth\u00eb karrier\u00ebn e nd\u00ebrtoi n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u00c7udi, Amerika dhe Anglia jan\u00eb dy vende q\u00eb i ndan gjuha e tyre e p\u00ebrbashk\u00ebt, i z\u00eb ngoje nj\u00eb konstatim t\u00eb q\u00eblluar t\u00eb Bernard Shaw-t, konstatim q\u00eb i miklon britanik\u00ebt, por q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb kompleks t\u00eb pakuptimt\u00eb nd\u00ebrvarrjeje nga v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit e tyre t\u00eb p\u00ebrtej oqeanit. Po, nejse. Do m\u00eb th\u00ebn\u00eb, Chaplini interesohej p\u00ebr politik\u00ebn, apo&#8230; Un\u00eb, p\u00ebr vete, nuk i besoj institucionit t\u00eb politik\u00ebs dhe komunitetit t\u00eb politikan\u00ebve, pos rasteve kur politika p\u00ebrg\u00ebnj\u00ebshtrohet zyrtarisht. <\/em>(Qeshim)<\/p>\n\n\n\n<p>Jo, jo, nuk interesohej. Lexonte gazetat, me shum\u00eb kujdes, por kurr\u00ebsesi si politikan. Madje, im at\u00eb nuk ishte intelektual i formuar. Ishte nj\u00eb talent i vetvetish\u00ebm, por nuk konsumohej n\u00eb teori e deduksione filozofike &#8230;..<\/p>\n\n\n\n<p><em>M\u00eb falni, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb un\u00eb do t\u00eb kisha tjet\u00ebr mendim. N\u00eb Autobiografin\u00eb e tij, e cila u botua n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201980, Chaplini \u00ebsht\u00eb dhe intelektual, dhe filozof, dhe &#8230;. Ajo Autobiografi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga librat m\u00eb t\u00eb preferuara dhe m\u00eb t\u00eb dashura t\u00eb miat. Dhe kjo ishte surpriza p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ju fola. Autobiografia e \u00c7aplinit u botua n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb koh\u00ebn e obskurantizmit m\u00eb t\u00eb err\u00ebt historik t\u00eb k\u00ebtij poopulli, t\u00eb komunizmit. Censura komuniste e qethi mir\u00eb, por fal\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkthimi t\u00eb mrekulluesh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb kolegu tim dhe talentit t\u00eb madh t\u00eb \u00c7aplinit libri ishte b\u00ebr\u00eb best seller p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>V\u00ebrtet, k\u00ebt\u00eb ma kan\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb. Hm. M\u00eb b\u00ebn shum\u00eb p\u00ebrshtypje kjo q\u00eb m\u00eb thua.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Do t\u2019 jua d\u00ebrgoj librin, ta kini si kujtim n\u00eb relikat e shumta, ma merr mendja, t\u00eb tij. Bashk\u00eb me bastunin, republik\u00ebn&#8230;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Oh, t\u00eb faleminderit. Atypari, do t\u00eb krijohet muzeu i time eti dhe nj\u00eb Akademi e Artit Dramatik n\u00eb em\u00ebr dhe n\u00eb kujtim t\u00eb tij. Do t\u2019jua di p\u00ebr nder. Do t\u2019ju ftoj n\u00eb p\u00ebrurimin e muzeut dhe, madje, n\u00eb punimet q\u00eb do kryhen nga nj\u00eb shoq\u00ebri e njohur kanadeze &#8230;.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Nder \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua, q\u00eb do t\u00eb pranoni nj\u00eb dhurat\u00eb simbolike, Autobiografin\u00eb e Charl Chaplinit botuar n\u00eb shqip. N\u00eb Shqip\u00ebri Chaplini ka shum\u00eb ithtar\u00eb, madje dhe shum\u00eb imitues e neosharlot\u00eb si kudo n\u00eb bot\u00eb, zaten! Kam lexuar vjet n\u00eb shtypin francez se kan\u00eb dhunuar varrin e tij n\u00eb Zvic\u00ebrr. Sa tmerr&#8230;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>V\u00ebrtet e ke lexuar? \u00c7udi.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Po, po ishte makabre.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebrkonin para q\u00eb t\u00eb na kthenin eshtrat p\u00ebrs\u00ebri, por ne nuk dham\u00eb far\u00ebsendi. Ata l\u00eb t\u00eb mbanin eshtrat, ne kujtimin e tij. Po m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje q\u00eb ditke kaq shum\u00eb p\u00ebr tim at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Babai juaj, si pak nj\u00ebr\u00ebz t\u00eb k\u00ebtij rruzulli, kan\u00eb ndikuar fort n\u00eb personalitetin tim. I jam mir\u00ebnjoh\u00ebs, pa\u00e7ka se ju miklon nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Autobiografia e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmendore e nj\u00eb nj\u00ebriu t\u00eb gjall\u00eb tok\u00ebsor, me t\u00eb mirat dhe cenet e tij, nj\u00eb filozofi e madhe. V\u00ebrtet, si e shpjegoni ju karakterin e tij konservator p\u00ebr t\u00eb mos i hapur rrug\u00eb filmit me z\u00eb?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Po, po. Por duhet ta dish q\u00eb kur doli filmi me z\u00eb, ai ishte i thyer n\u00eb mosh\u00eb. Nuk kthente at\u00ebher\u00eb. V\u00ebshtir\u00eb&#8230;.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Jam kureshtar, \u00e7far\u00eb ndjeni ju, si djal\u00eb i tij, p\u00ebr ato histori bulevardeske me femra, prositituta, akuza, gjyqe p\u00ebr njohje at\u00ebsie, t\u00eb cilat i p\u00ebrmend dhe ai n\u00eb Autobiografin\u00eb etij, por q\u00eb shtypi, si\u00e7 ndodh rendom n\u00eb k\u00ebsi rastesh, \u00ebsht\u00eb treguar i pakursyer&#8230;..<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk e ndjej vet\u00ebn dhe kaq t\u00eb \u00e7lir\u00ebt, natyrisht. Por as ngusht\u00eb. Hm.. T\u00eb thash\u00eb, shumica ishin t\u00eb sajuara, histori t\u00eb stisura enkas kund\u00ebr tij. Ku ta dish&#8230;. Por, m\u00eb ardhka mir\u00eb q\u00eb bisedoj me ty, m\u00eb than\u00eb se p\u00ebrktheve Zorb\u00ebn e Kazanxaqit n\u00eb shqip? Apo jo?<\/p>\n\n\n\n<p>P<em>o. Para shum\u00eb vjetesh. Tani do t\u00eb ribotohet, se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i dashur p\u00ebr shum\u00eb lexues n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Zorba \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga librat m\u00eb t\u00eb dashura t\u00eb miat: Kazanxaqi \u00ebsht\u00eb filozof, m\u00eb s\u00eb pari, pastaj shkrimtar. \u00cbsht\u00eb poet i mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Kazanxaqi, bashk\u00eb me Tolstoin, Flaubert-in,&nbsp; Somerset Maum-in e Kunderen kan\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb ndergjegjen time estetike.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>E dini, t\u00eb gjith\u00eb nisen nga filmi i Kakojanit p\u00ebr t\u00eb shkuar tek romani. Nd\u00ebrsa duhet t\u00eb ndodh\u00eb e kund\u00ebrta. Romani nuk ka t\u00eb krahasuar me filmin. \u00cbsht\u00eb e natyrshme, zaten.<\/p>\n\n\n\n<p>Desha ta pyes dhe p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera, por &#8230; Vjen koha p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fotografit\u00eb p\u00ebrkujtimore, ato fotografi q\u00eb kur i shikon me shum\u00eb kujdes, d\u00ebgjon z\u00ebrin e tyre, at\u00eb z\u00eb q\u00eb nuk e d\u00ebgjove gjat\u00eb bised\u00ebs dhe q\u00eb e merr me vete. Se, kush e di&#8230; A do t\u00eb t\u00eb jepet p\u00ebrs\u00ebri rasti p\u00ebr ta pasur af\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb q\u00eb e lindi nj\u00eb krijes\u00eb gjysm\u00eb nj\u00ebri e gjysm\u00eb hyjni, si perendit\u00eb e lashta? Dhe, tek e mbramja, ka disa gj\u00ebra q\u00eb nuk pyet\u00ebn e as u p\u00ebrgjigjesh dot. Pata d\u00ebgjuar dikur, fjala vjen, nj\u00eb aktor t\u00eb njohur q\u00eb thoshte se aktor\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vetmit hipokrit\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm. Po ta pyesja p\u00ebr t\u00eb atin, si do t\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjigjej vall\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Qipro, 15 n\u00ebntor 2001\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/p>\n\n\n\n<p>Burimi: <em>Gazeta e Athin\u00ebs<\/em>, 24 dhjetor 2001<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb n\u00ebntor 2001 u ndodha n\u00eb Qipro, n\u00eb nj\u00eb takim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr vepren e pabotuar t\u00eb Nikos Kazanxaqit. Kishin ardhur profesor\u00eb, p\u00ebrkthyes t\u00eb shkrimtarit t\u00eb madh, dashamir\u00ebs t\u00eb shumt\u00eb nga shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, lexues, nx\u00ebn\u00ebs &#8230;.. Midis tyre u ndodh edhe i biri i figur\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kinematografis\u00eb bot\u00ebrore, Charl Chaplini-it, Micheli, admirues i shkrimtarit grek, me t\u00eb cilin b\u00ebm\u00eb nj\u00eb bised\u00eb interasante. <\/p>\n","protected":false},"author":1357,"featured_media":1819,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-1715","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-6"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.9 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kurr\u00eb mos vepro kund\u00ebr nd\u00ebrgjegjes, madje edhe kur k\u00ebt\u00eb ta lyp atdheu! - Literatus Media<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"N\u00eb n\u00ebntor 2001, para 25 vjet\u00ebsh, u ndodha n\u00eb Qipro, n\u00eb nj\u00eb takim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr vepren e pabotuar t\u00eb Nikos Kazantzakis-it. Atje takove t\u00eb birin e Charles Spencer Chaplin-it, Michel, Michel-in i cili nuk i ngjan kund t\u00eb jatit, pa\u00e7ka se ka po at\u00eb shikim zhbirues, drit\u00ebshum\u00eb e t\u00eb mpreht\u00eb. As n\u00eb karakter. Nuk \u00ebsht\u00eb tekanjoz, si i ati, nuk \u00ebsht\u00eb tip i v\u00ebshtir\u00eb e i nd\u00ebrlikuar. Ka mbushur t\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb e katrat, r\u00ebn\u00eb pasioneve \u00e7mendurake t\u00eb rinis\u00eb, shkuar iluzioneve, zhg\u00ebnjimeve romantike t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb von\u00eb ... Madje, si personalitet, si\u00e7 e pranon edhe vet, u form\u00ebsua q\u00eb n\u00eb t\u00eb ri, kur kalonte pragun e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer kurr\u00eb si ai biri plangprish\u00ebs, madje pas nj\u00eb z\u00ebnke hidh\u00ebrake me t\u00eb jatin. Her\u00ebt, rr\u00ebfehet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e natyrshme, desha t\u00eb ndiqja gjurm\u00ebt e tim eti, por, pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb gj\u00ebsendi ai, e kuptove kot\u00ebsin\u00eb e planeve t\u00eb mia. Nuk kisha talent. Ndaj u b\u00ebra ..... fermer. Flet shum\u00eb serioz, pa pik\u00eb patosi, saq\u00eb nuk e beson se ai tip i shtruar, bablok \u00ebsht\u00eb i biri i atij \u201ckopuku\u201d ojnak rrecka rrecka q\u00eb ecte dredhas e kryengulthi dhe ngat\u00ebrronte dynjan\u00eb me prap\u00ebsit\u00eb e tij.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"el_GR\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kurr\u00eb mos vepro kund\u00ebr nd\u00ebrgjegjes, madje edhe kur k\u00ebt\u00eb ta lyp atdheu! - Literatus Media\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb n\u00ebntor 2001, para 25 vjet\u00ebsh, u ndodha n\u00eb Qipro, n\u00eb nj\u00eb takim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr vepren e pabotuar t\u00eb Nikos Kazantzakis-it. Atje takove t\u00eb birin e Charles Spencer Chaplin-it, Michel, Michel-in i cili nuk i ngjan kund t\u00eb jatit, pa\u00e7ka se ka po at\u00eb shikim zhbirues, drit\u00ebshum\u00eb e t\u00eb mpreht\u00eb. As n\u00eb karakter. Nuk \u00ebsht\u00eb tekanjoz, si i ati, nuk \u00ebsht\u00eb tip i v\u00ebshtir\u00eb e i nd\u00ebrlikuar. Ka mbushur t\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb e katrat, r\u00ebn\u00eb pasioneve \u00e7mendurake t\u00eb rinis\u00eb, shkuar iluzioneve, zhg\u00ebnjimeve romantike t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb von\u00eb ... Madje, si personalitet, si\u00e7 e pranon edhe vet, u form\u00ebsua q\u00eb n\u00eb t\u00eb ri, kur kalonte pragun e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer kurr\u00eb si ai biri plangprish\u00ebs, madje pas nj\u00eb z\u00ebnke hidh\u00ebrake me t\u00eb jatin. Her\u00ebt, rr\u00ebfehet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e natyrshme, desha t\u00eb ndiqja gjurm\u00ebt e tim eti, por, pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb gj\u00ebsendi ai, e kuptove kot\u00ebsin\u00eb e planeve t\u00eb mia. Nuk kisha talent. Ndaj u b\u00ebra ..... fermer. Flet shum\u00eb serioz, pa pik\u00eb patosi, saq\u00eb nuk e beson se ai tip i shtruar, bablok \u00ebsht\u00eb i biri i atij \u201ckopuku\u201d ojnak rrecka rrecka q\u00eb ecte dredhas e kryengulthi dhe ngat\u00ebrronte dynjan\u00eb me prap\u00ebsit\u00eb e tij.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Literatus Media\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-08-27T05:48:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-04-07T12:24:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/2001.11.16_Cuni-I-Carl-Caplinit-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"525\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"424\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Editor\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"\u03a3\u03c5\u03bd\u03c4\u03ac\u03c7\u03b8\u03b7\u03ba\u03b5 \u03b1\u03c0\u03cc\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Editor\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"\u0395\u03ba\u03c4\u03b9\u03bc\u03ce\u03bc\u03b5\u03bd\u03bf\u03c2 \u03c7\u03c1\u03cc\u03bd\u03bf\u03c2 \u03b1\u03bd\u03ac\u03b3\u03bd\u03c9\u03c3\u03b7\u03c2\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 \u03bb\u03b5\u03c0\u03c4\u03ac\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1715#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1715\"},\"author\":{\"name\":\"Editor\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5\"},\"headline\":\"Kurr\u00eb mos vepro kund\u00ebr nd\u00ebrgjegjes, madje edhe kur k\u00ebt\u00eb ta lyp atdheu!\",\"datePublished\":\"2024-08-27T05:48:12+00:00\",\"dateModified\":\"2026-04-07T12:24:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1715\"},\"wordCount\":2620,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1715#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2001.11.16_Cuni-I-Carl-Caplinit-1.jpg\",\"articleSection\":[\"\u039b\u03bf\u03b3\u03bf\u03c4\u03b5\u03c7\u03bd\u03af\u03b1\"],\"inLanguage\":\"el\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1715#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1715\",\"url\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1715\",\"name\":\"Kurr\u00eb mos vepro kund\u00ebr nd\u00ebrgjegjes, madje edhe kur k\u00ebt\u00eb ta lyp atdheu! - Literatus Media\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1715#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1715#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2001.11.16_Cuni-I-Carl-Caplinit-1.jpg\",\"datePublished\":\"2024-08-27T05:48:12+00:00\",\"dateModified\":\"2026-04-07T12:24:34+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5\"},\"description\":\"N\u00eb n\u00ebntor 2001, para 25 vjet\u00ebsh, u ndodha n\u00eb Qipro, n\u00eb nj\u00eb takim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr vepren e pabotuar t\u00eb Nikos Kazantzakis-it. Atje takove t\u00eb birin e Charles Spencer Chaplin-it, Michel, Michel-in i cili nuk i ngjan kund t\u00eb jatit, pa\u00e7ka se ka po at\u00eb shikim zhbirues, drit\u00ebshum\u00eb e t\u00eb mpreht\u00eb. As n\u00eb karakter. Nuk \u00ebsht\u00eb tekanjoz, si i ati, nuk \u00ebsht\u00eb tip i v\u00ebshtir\u00eb e i nd\u00ebrlikuar. Ka mbushur t\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb e katrat, r\u00ebn\u00eb pasioneve \u00e7mendurake t\u00eb rinis\u00eb, shkuar iluzioneve, zhg\u00ebnjimeve romantike t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb von\u00eb ... Madje, si personalitet, si\u00e7 e pranon edhe vet, u form\u00ebsua q\u00eb n\u00eb t\u00eb ri, kur kalonte pragun e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer kurr\u00eb si ai biri plangprish\u00ebs, madje pas nj\u00eb z\u00ebnke hidh\u00ebrake me t\u00eb jatin. Her\u00ebt, rr\u00ebfehet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e natyrshme, desha t\u00eb ndiqja gjurm\u00ebt e tim eti, por, pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb gj\u00ebsendi ai, e kuptove kot\u00ebsin\u00eb e planeve t\u00eb mia. Nuk kisha talent. Ndaj u b\u00ebra ..... fermer. Flet shum\u00eb serioz, pa pik\u00eb patosi, saq\u00eb nuk e beson se ai tip i shtruar, bablok \u00ebsht\u00eb i biri i atij \u201ckopuku\u201d ojnak rrecka rrecka q\u00eb ecte dredhas e kryengulthi dhe ngat\u00ebrronte dynjan\u00eb me prap\u00ebsit\u00eb e tij.\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1715#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"el\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1715\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"el\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1715#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2001.11.16_Cuni-I-Carl-Caplinit-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2001.11.16_Cuni-I-Carl-Caplinit-1.jpg\",\"width\":525,\"height\":424},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?p=1715#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"\u0391\u03c1\u03c7\u03b9\u03ba\u03ae\",\"item\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kurr\u00eb mos vepro kund\u00ebr nd\u00ebrgjegjes, madje edhe kur k\u00ebt\u00eb ta lyp atdheu!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/\",\"name\":\"Literatus Media\",\"description\":\"\u039c\u03b5\u03c4\u03b1\u03c6\u03c1\u03ac\u03c3\u03b5\u03b9\u03c2, \u03b5\u03ba\u03b4\u03cc\u03c3\u03b5\u03b9\u03c2 &amp; \u03b4\u03b9\u03b1\u03c7\u03b5\u03af\u03c1\u03b9\u03c3\u03b7 \u03b3\u03bd\u03ce\u03c3\u03b7\u03c2\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"el\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5\",\"name\":\"Editor\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"el\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Editor\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/media.literatus.gr\\\/?author=1357\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kurr\u00eb mos vepro kund\u00ebr nd\u00ebrgjegjes, madje edhe kur k\u00ebt\u00eb ta lyp atdheu! - Literatus Media","description":"N\u00eb n\u00ebntor 2001, para 25 vjet\u00ebsh, u ndodha n\u00eb Qipro, n\u00eb nj\u00eb takim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr vepren e pabotuar t\u00eb Nikos Kazantzakis-it. Atje takove t\u00eb birin e Charles Spencer Chaplin-it, Michel, Michel-in i cili nuk i ngjan kund t\u00eb jatit, pa\u00e7ka se ka po at\u00eb shikim zhbirues, drit\u00ebshum\u00eb e t\u00eb mpreht\u00eb. As n\u00eb karakter. Nuk \u00ebsht\u00eb tekanjoz, si i ati, nuk \u00ebsht\u00eb tip i v\u00ebshtir\u00eb e i nd\u00ebrlikuar. Ka mbushur t\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb e katrat, r\u00ebn\u00eb pasioneve \u00e7mendurake t\u00eb rinis\u00eb, shkuar iluzioneve, zhg\u00ebnjimeve romantike t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb von\u00eb ... Madje, si personalitet, si\u00e7 e pranon edhe vet, u form\u00ebsua q\u00eb n\u00eb t\u00eb ri, kur kalonte pragun e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer kurr\u00eb si ai biri plangprish\u00ebs, madje pas nj\u00eb z\u00ebnke hidh\u00ebrake me t\u00eb jatin. Her\u00ebt, rr\u00ebfehet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e natyrshme, desha t\u00eb ndiqja gjurm\u00ebt e tim eti, por, pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb gj\u00ebsendi ai, e kuptove kot\u00ebsin\u00eb e planeve t\u00eb mia. Nuk kisha talent. Ndaj u b\u00ebra ..... fermer. Flet shum\u00eb serioz, pa pik\u00eb patosi, saq\u00eb nuk e beson se ai tip i shtruar, bablok \u00ebsht\u00eb i biri i atij \u201ckopuku\u201d ojnak rrecka rrecka q\u00eb ecte dredhas e kryengulthi dhe ngat\u00ebrronte dynjan\u00eb me prap\u00ebsit\u00eb e tij.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715","og_locale":"el_GR","og_type":"article","og_title":"Kurr\u00eb mos vepro kund\u00ebr nd\u00ebrgjegjes, madje edhe kur k\u00ebt\u00eb ta lyp atdheu! - Literatus Media","og_description":"N\u00eb n\u00ebntor 2001, para 25 vjet\u00ebsh, u ndodha n\u00eb Qipro, n\u00eb nj\u00eb takim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr vepren e pabotuar t\u00eb Nikos Kazantzakis-it. Atje takove t\u00eb birin e Charles Spencer Chaplin-it, Michel, Michel-in i cili nuk i ngjan kund t\u00eb jatit, pa\u00e7ka se ka po at\u00eb shikim zhbirues, drit\u00ebshum\u00eb e t\u00eb mpreht\u00eb. As n\u00eb karakter. Nuk \u00ebsht\u00eb tekanjoz, si i ati, nuk \u00ebsht\u00eb tip i v\u00ebshtir\u00eb e i nd\u00ebrlikuar. Ka mbushur t\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb e katrat, r\u00ebn\u00eb pasioneve \u00e7mendurake t\u00eb rinis\u00eb, shkuar iluzioneve, zhg\u00ebnjimeve romantike t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb von\u00eb ... Madje, si personalitet, si\u00e7 e pranon edhe vet, u form\u00ebsua q\u00eb n\u00eb t\u00eb ri, kur kalonte pragun e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer kurr\u00eb si ai biri plangprish\u00ebs, madje pas nj\u00eb z\u00ebnke hidh\u00ebrake me t\u00eb jatin. Her\u00ebt, rr\u00ebfehet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e natyrshme, desha t\u00eb ndiqja gjurm\u00ebt e tim eti, por, pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb gj\u00ebsendi ai, e kuptove kot\u00ebsin\u00eb e planeve t\u00eb mia. Nuk kisha talent. Ndaj u b\u00ebra ..... fermer. Flet shum\u00eb serioz, pa pik\u00eb patosi, saq\u00eb nuk e beson se ai tip i shtruar, bablok \u00ebsht\u00eb i biri i atij \u201ckopuku\u201d ojnak rrecka rrecka q\u00eb ecte dredhas e kryengulthi dhe ngat\u00ebrronte dynjan\u00eb me prap\u00ebsit\u00eb e tij.","og_url":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715","og_site_name":"Literatus Media","article_published_time":"2024-08-27T05:48:12+00:00","article_modified_time":"2026-04-07T12:24:34+00:00","og_image":[{"width":525,"height":424,"url":"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/2001.11.16_Cuni-I-Carl-Caplinit-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Editor","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"\u03a3\u03c5\u03bd\u03c4\u03ac\u03c7\u03b8\u03b7\u03ba\u03b5 \u03b1\u03c0\u03cc":"Editor","\u0395\u03ba\u03c4\u03b9\u03bc\u03ce\u03bc\u03b5\u03bd\u03bf\u03c2 \u03c7\u03c1\u03cc\u03bd\u03bf\u03c2 \u03b1\u03bd\u03ac\u03b3\u03bd\u03c9\u03c3\u03b7\u03c2":"13 \u03bb\u03b5\u03c0\u03c4\u03ac"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715"},"author":{"name":"Editor","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/#\/schema\/person\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5"},"headline":"Kurr\u00eb mos vepro kund\u00ebr nd\u00ebrgjegjes, madje edhe kur k\u00ebt\u00eb ta lyp atdheu!","datePublished":"2024-08-27T05:48:12+00:00","dateModified":"2026-04-07T12:24:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715"},"wordCount":2620,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/2001.11.16_Cuni-I-Carl-Caplinit-1.jpg","articleSection":["\u039b\u03bf\u03b3\u03bf\u03c4\u03b5\u03c7\u03bd\u03af\u03b1"],"inLanguage":"el","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715","url":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715","name":"Kurr\u00eb mos vepro kund\u00ebr nd\u00ebrgjegjes, madje edhe kur k\u00ebt\u00eb ta lyp atdheu! - Literatus Media","isPartOf":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/2001.11.16_Cuni-I-Carl-Caplinit-1.jpg","datePublished":"2024-08-27T05:48:12+00:00","dateModified":"2026-04-07T12:24:34+00:00","author":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/#\/schema\/person\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5"},"description":"N\u00eb n\u00ebntor 2001, para 25 vjet\u00ebsh, u ndodha n\u00eb Qipro, n\u00eb nj\u00eb takim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr vepren e pabotuar t\u00eb Nikos Kazantzakis-it. Atje takove t\u00eb birin e Charles Spencer Chaplin-it, Michel, Michel-in i cili nuk i ngjan kund t\u00eb jatit, pa\u00e7ka se ka po at\u00eb shikim zhbirues, drit\u00ebshum\u00eb e t\u00eb mpreht\u00eb. As n\u00eb karakter. Nuk \u00ebsht\u00eb tekanjoz, si i ati, nuk \u00ebsht\u00eb tip i v\u00ebshtir\u00eb e i nd\u00ebrlikuar. Ka mbushur t\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb e katrat, r\u00ebn\u00eb pasioneve \u00e7mendurake t\u00eb rinis\u00eb, shkuar iluzioneve, zhg\u00ebnjimeve romantike t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb von\u00eb ... Madje, si personalitet, si\u00e7 e pranon edhe vet, u form\u00ebsua q\u00eb n\u00eb t\u00eb ri, kur kalonte pragun e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer kurr\u00eb si ai biri plangprish\u00ebs, madje pas nj\u00eb z\u00ebnke hidh\u00ebrake me t\u00eb jatin. Her\u00ebt, rr\u00ebfehet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e natyrshme, desha t\u00eb ndiqja gjurm\u00ebt e tim eti, por, pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb gj\u00ebsendi ai, e kuptove kot\u00ebsin\u00eb e planeve t\u00eb mia. Nuk kisha talent. Ndaj u b\u00ebra ..... fermer. Flet shum\u00eb serioz, pa pik\u00eb patosi, saq\u00eb nuk e beson se ai tip i shtruar, bablok \u00ebsht\u00eb i biri i atij \u201ckopuku\u201d ojnak rrecka rrecka q\u00eb ecte dredhas e kryengulthi dhe ngat\u00ebrronte dynjan\u00eb me prap\u00ebsit\u00eb e tij.","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715#breadcrumb"},"inLanguage":"el","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"el","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715#primaryimage","url":"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/2001.11.16_Cuni-I-Carl-Caplinit-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/media.literatus.gr\/wp-content\/uploads\/2001.11.16_Cuni-I-Carl-Caplinit-1.jpg","width":525,"height":424},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/?p=1715#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"\u0391\u03c1\u03c7\u03b9\u03ba\u03ae","item":"https:\/\/media.literatus.gr\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kurr\u00eb mos vepro kund\u00ebr nd\u00ebrgjegjes, madje edhe kur k\u00ebt\u00eb ta lyp atdheu!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/#website","url":"https:\/\/media.literatus.gr\/","name":"Literatus Media","description":"\u039c\u03b5\u03c4\u03b1\u03c6\u03c1\u03ac\u03c3\u03b5\u03b9\u03c2, \u03b5\u03ba\u03b4\u03cc\u03c3\u03b5\u03b9\u03c2 &amp; \u03b4\u03b9\u03b1\u03c7\u03b5\u03af\u03c1\u03b9\u03c3\u03b7 \u03b3\u03bd\u03ce\u03c3\u03b7\u03c2","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/media.literatus.gr\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"el"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/media.literatus.gr\/#\/schema\/person\/909a8355c84b6de3469dfd13d26c86a5","name":"Editor","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"el","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/273ae0cf74acd0164e56c6bfe152fe121f8dd2a9a38955f99de396075f6c7a5b?s=96&d=mm&r=g","caption":"Editor"},"url":"https:\/\/media.literatus.gr\/?author=1357"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1357"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1715"}],"version-history":[{"count":11,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1715\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1825,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1715\/revisions\/1825"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1819"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/media.literatus.gr\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}